Portali Mesues per Shqiperine 2016-2017

Advertisements

Ndjej Mall Per Ty

indexMë erdhi ta puth, ta shtrëngoj, ta dashuroj, ta ndiej në çdo detaj dhe në çdo mënyrë të mundshme. Nuk mund të rrija indiferent. Askush nuk mundet. Jo përballë një sfide të tillë. Jo përballë saj. Një vrull i madh vlon brenda meje. Ngjizet me shpejtësi dhe shpërthen.
I them vetes: “Ndal!”
Është e kotë. Një vrull i ri merr hov përsëri. Kësaj here ngjizet edhe më shpejt. Dhe përsëri shpërthen. Dhe përsëri, dhe përsëri, deri sa gjithçka ndahet copë e grimë. Shemben të gjitha muret. Një dhembje therëse ma përshkon gjithë shpirtin. Dhembje e trazuar me një lumturi dehëse. Po e ndiej. Dëshira po e synon lirinë. Jam i pafuqishëm. Nuk mund ta ndal. Nuk dua ta ndal.
E shoh veten të ndarë në dysh. Një njeri tjetër, një përfytyrim nga ëndrrat e zjarrta, po udhëheq brenda meje. Sado që mendja, ajo pak që ka ngelur nga unë, dikton kujdes, dora vazhdon të Vazhdoni leximin e “Ndjej Mall Per Ty”

Mos Prit.!

Life-Is-About-Moments-Dont-Wait-For-Them-Create-ThemMos prit të mbarosh universitetin,
të dashurohesh,
të gjesh një punë,
të martohesh,të kesh femijë,ta shohësh veten të sistemuar,
të humbësh ato dhjetë kilogramë,
që të vijë darka e të premtes apo mëngjesi i së shtunës.
Nuk ka moment më të mirë se ky për të qene i/e lumtur.
Lumturia është nje rrugëtim,jo një destinacion.
Puno sikur të mos kesh nevojë për para,.. Vazhdoni leximin e “Mos Prit.!”

Historia e Shqiperis

Shqipëria e sotme, njihej në lashtësi me emrin Iliria, fjalë e cila e ka bazën nga termi “ilir” pasi në atë kohë vendi i lulëzonte nga taksat e ulëta dhe cmimet e lira. Jo vetëm kaq, por banorët e saj, ilirët shquheshin për natyrë jo komplekse, pra ishin të lirë. Tipari kryesor ishte mjekra, pasi ilirët si tip nuk e rruanin fare atë. Thuhet se ekziston edhe një kuptim i dytë i fjalës “ilir” që mendohet se vjen nga skraparishtja e lashtë dhe ka kuptimin “integrim”.

Shumë kohë më vonë, nga pasioni për aeronautikën dhe fluturimin, ilirët filluan ta quanin njëri-tjetrin me emra shpendësh jo-thundrakë dhe filluan të flisnin gjuhët e tyre. Pëllumbat flisnin pëllumbisht ose drej- tonin seanca kuvendi, skifterët flisnin skifterisht ose komentatonin ndeshje futbolli, ndërsa shqiponjat fli-snin vetëm shqip dhe për pasojë nuk merreshin vesh. Pikërisht ky lloji i fundit, shqiponjat dominuan më shumë dhe u përhap në të gjithë vendin, madje zunë vend pa leje, edhe në flamur… Vazhdoni leximin e “Historia e Shqiperis”

Në fillim ishte Fjala…!

Me duar te lidhura pas qafes, ngrita koken larte dhe syte menjehere me vajten tek fotografia jote qe ndodhet e varur ne mure qe prej dites, kur ma dhurove mua kete fotografi qe ta mbaja si kujtim nga ti. Ashtu me sy te fiksuar ne brendesine e asaj fotoje, mendja nisi fluturimin e saj te pakontrolluar, per te rikthyer ne kujtese lumturine e atyre neteve te paharruara, qe kaloja dikur me ty! Teksa veshtroja tiparet e tua te bukura ne ate foto, zemra e plagosur i shtonte akoma edhe me shume rrahjet e saj dhe kerkonte qe te te kishte prane me c’do kusht! Mire, por per fat te keq, kjo ishte nje deshire e paplotesueshme, pasi ti u largove nga une , pa me dhene asnje shpjegim! Isha e gatsheme te jepja c’do gje te shtrenjte qe i perkiste jetes sime, vetem qe te me ktheheshe ti perseri dhe te me shuaje flaken e atij zjarri te madh qe po me pervelonte ne shpirte! E pangopur nga veshtrimi i asaj fotografie ne mure, nga komedina e vogel perkrah krevatit, nxorra nje album te madh,… Vazhdoni leximin e “Në fillim ishte Fjala…!”

Te mendosh per dike dhe te biesh ne dashuri me te

A mund te kthehen mendimet per dike ne terheqje dhe ndjenja per te edhe pse ne fillim nuk ke qene fare i/e interesuar per te??

Martini e shihte cdo dite Saren ne shkolle, por deri atehere ai kurre nuk kishte menduar per te ne nje menyre romantike. Por nje dite, nje shoku i tij me emrin Beni i thote se deri tani asnje djale nuk ka arritur te dale per kafe me Saren, sepse ajo eshte nje vajze shume arrogante. Ne kte pike egoja e Martinit e motivon vete ate qe te marre persiper sfiden me kte vajze, dhe vendos qe ta takoje ate edhe pse nuk ishte i interesuar per te.

Martini filloje te perdorte menyrat e tij per ti bere pershtypje Sares dhe keshtu filloi ta takonte ate vazhdimisht. Nje dite Martini ishte duke pritur qe ajo ti afrohej dhe ti fliste, supozohej qe ai e kishte bere shpesh kete dhe tani ishte radha e saj qe te bente njehere te njejten gje. Mirepo Sara nuk iu afrua fare ti fliste Martinit ate dite dhe kjo e merziti shume ate.

Ai filloi te rikujtonte cdo gje qe kishte kaluar me te per te gjetur se ku kishte gabuar dhe pse ajo nuk iu afrua ti fliste. Ndersa oret kalonin njera mbas tjetres Martini filloi te mendone akoma me shume per te.

Pas kesaj dite u be pothuajse e pamundur per Martinin qe te mos e fliste per Saren kur ishte me shoket e tij, ose te pakten ta permendte ate. Vazhdoni leximin e “Te mendosh per dike dhe te biesh ne dashuri me te”