Demoni

Postuar më Përditësuar më


Jam un’ai që t’u fanit
Në mes të natës në qeli
Ai mendim që të trondit
Ai trishtim që të venit
Ai që pe në ëndërr ti
Ai që s’do e që s’e duan
Që me vështrimin shpresat shuan
Kamxhiku, jam që botën rreh
Jam mbret i dijes dhe lirisë
Armik i qiellit, gjithësisë
Po ja, per ty më gjunjë bie!
Me gjithë shpirt te dashurova
Prandaj ta çfaq me përgjërim
Të vetmen vojtje që provova
Të parin lot të syrit tim
O! Kij mëshirë – u përvëlova!
Vec’ fjala jote mund t’u japë
Qiejve dhe mua mirësi
Në më rrethofsh me dashuri
Do dukem ëngjëll unë prapë
Në një parajs’ e qiell të ri
O, ndal, dëgjo, të përgjëroj
Jam skllavi yt, të dashuroj!
Që atë çast që të vëreva
Me shpirt, pa masë e urreva
Pavdekësnë time, moj
Zili ja pata kësaj bote
Këtë të pakët lumturi
Kur s’jam me ty më mbytin lotë
Më kap një tmerr e llahtari
Në zemrën shterpë rrez’ e ndritur
Sërishmi plagët m’i mais
E ç’kish e ç’ish gjer dje dremitur
Si gjarpr’ i zgjuar nis lëviz
Pa ty ç’më është gjithësia
Pushteti im, pavdekësia?
Fjalë të thata që s’m’i ka ënda
Tempull vigan pa ëngjëll brënda

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s