Historia e Shqiperis

Postuar më Përditësuar më

Shqipëria e sotme, njihej në lashtësi me emrin Iliria, fjalë e cila e ka bazën nga termi “ilir” pasi në atë kohë vendi i lulëzonte nga taksat e ulëta dhe cmimet e lira. Jo vetëm kaq, por banorët e saj, ilirët shquheshin për natyrë jo komplekse, pra ishin të lirë. Tipari kryesor ishte mjekra, pasi ilirët si tip nuk e rruanin fare atë. Thuhet se ekziston edhe një kuptim i dytë i fjalës “ilir” që mendohet se vjen nga skraparishtja e lashtë dhe ka kuptimin “integrim”.

Shumë kohë më vonë, nga pasioni për aeronautikën dhe fluturimin, ilirët filluan ta quanin njëri-tjetrin me emra shpendësh jo-thundrakë dhe filluan të flisnin gjuhët e tyre. Pëllumbat flisnin pëllumbisht ose drej- tonin seanca kuvendi, skifterët flisnin skifterisht ose komentatonin ndeshje futbolli, ndërsa shqiponjat fli-snin vetëm shqip dhe për pasojë nuk merreshin vesh. Pikërisht ky lloji i fundit, shqiponjat dominuan më shumë dhe u përhap në të gjithë vendin, madje zunë vend pa leje, edhe në flamur…

Shqiponjat për arsye të panjohura deri më sot, nuk dihet se ku fluturuan, pasi sot nuk gjëndet asnjë ekze- mplar i gjallë. Versioni më i bindshëm është i shpjeguar nga professor Kullubrinja, i cili ngulmon se shqiponjat ngordhën nga të ftohtët për shkak se atyre u shkuleshin të gjitha pendët dhe u shiteshin rilindasve, të cilët me pendë shkruanin poema dhe vjersha për mëmëdhenë.

Por thuhet se këta shpendë fisnikë i zhduku George Kastro Skënderbeu, një rebel antikonformist. Në vend të kultit të shqiponjës, Skënderbeu lartësoi dhinë. Dhe jo pa shkak. Ajo dhi e rriti dhe e mbajti me qumësht cilesor (3.5 yndyrë, 0.12 kalcium) derisa u bë burrë. Madje me dy të tretat e votave të kuvendit të Lezhës, përcaktoi shqiponjat vetëm si simbol kombëtar. Megjithë protestat e opozitës e kryesuar nga nipi i tij, Hamza Kastrioti, mbi  përkrenare, Skënderbeu vendosi dhinë e tij personale.

Që të mos i quhej biznes vip dhe për të mos paguar shumë taksa tek organet tatimore turke, Skënderbeu ja ndërroi emrin vendit dhe nga Iliri e quajti Arbëri. Mosmarrveshjet mbi faturat e pashlyera të tvsh-së, shkuan deri në incidente me armë për 25 vjet me rradhë. Pas vdekjes së Skënderbeut, kur e hodhi kali mbrapsht, mes arbëreshëve dhe turqve u vendos shpatë-pushimi dhe filluan negociatat tregtare për priva-tizimin e kompanisë Arbër-Telekom sh.a., e cila ju dha kompanisë turke “Porta e Larte” me pronar te vetem Sulltan Mehmetin, për 170 milion aspra. Aktiviteti tregtar vijoi për 400 vjet. .

Një plak aventurier dhe bredharak, Ismail Qemali pasi falsifikoi disa dokumenta hipoteke, arriti ta përvetësonte Shqipërinë. Selinë e firmës piramidale “Pamvarësia” e vendosi në Vlorë në një shtëpi dykatëshe. Ditën e rrogave, në datën 28 Nëndor 1912, aksionerët e firmës dhe ortakët e Ismail Qemalit, u mblodhën në një protestë në sheshin para shtëpisë. Protesta vazhdoi deri në momentin kur Ismail Qemali, doli i nevrikosur në balkon, rrëmbeu një shkop aty pranë dhe kërcënoi protestuesit dhe pastaj deklaroi falimentimin. Rastësisht tek ai shkop ishte vënë flamuri shqiptar. Nga ajo ditë sheshi, me lejen e bashkisë, u quajt “Sheshi i Flamurit”.

Më vonë, një biznesmen i shkathët i quajtur Ahmet Zogu bleu aksionet e firmës dhe me shumicën e votave të bordit drejtues, mori postin e mbretit. Mbretëria vazhdoi deri ditën kur në Shqipëri erdhën inspektorët e OKB për një kontroll rutinë për armë bërthamore me shula maliheri. I trembur se mos inventari dilte keq, Ahmeti u largua nga vendi i cili u përfshi nga luftime pa shkak mes shqipëtarëve dhe trupave të OKB.

Luftimet i acaronte edhe më shumë puna e dobët e përkthyesit Enver Hoxha, i cili traktatet e paqes i përkthente si ultimatume lufte. Pasi u mërzitën me Shqipërinë, inspektorët e OKB u larguan. Atëherë nga dëshpërimi, Enver Hoxha mori përsipër menaxhimin e Shqipërisë. Kaq

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s