Ndjej Mall Per Ty

Postuar më

indexMë erdhi ta puth, ta shtrëngoj, ta dashuroj, ta ndiej në çdo detaj dhe në çdo mënyrë të mundshme. Nuk mund të rrija indiferent. Askush nuk mundet. Jo përballë një sfide të tillë. Jo përballë saj. Një vrull i madh vlon brenda meje. Ngjizet me shpejtësi dhe shpërthen.
I them vetes: “Ndal!”
Është e kotë. Një vrull i ri merr hov përsëri. Kësaj here ngjizet edhe më shpejt. Dhe përsëri shpërthen. Dhe përsëri, dhe përsëri, deri sa gjithçka ndahet copë e grimë. Shemben të gjitha muret. Një dhembje therëse ma përshkon gjithë shpirtin. Dhembje e trazuar me një lumturi dehëse. Po e ndiej. Dëshira po e synon lirinë. Jam i pafuqishëm. Nuk mund ta ndal. Nuk dua ta ndal.
E shoh veten të ndarë në dysh. Një njeri tjetër, një përfytyrim nga ëndrrat e zjarrta, po udhëheq brenda meje. Sado që mendja, ajo pak që ka ngelur nga unë, dikton kujdes, dora vazhdon të shtyjë përpara. Shtyn dhe e gjen rrugën e vet. I shpërthen barrierat një nga një.
Dhe ajo nuk po më pengon. Luan me dorën time. Shmanget. Por nuk më ndalon.
Diçka brenda meje, me gjysmë zëri, klith: “Ndalomë! Mos lejo të përmbytem në këtë tundim.”
I hap sytë. Dua që ajo të jetë e mllefosur në mua. Dua që ajo të më shikojë me inat. Por jo! Sytë e saj shkëlqejnë në errësirë. Janë më të gjallë se kurrë. Si dy toptha zjarri, që konsumojnë gjithçka. Edhe ajo po vlonte. Po drithëronte si thupër.
Dua të flas, por ajo mi merr fjalët nga goja.
“Çfarë po ndodhë kështu me mua?”, pëshpëriti ajo.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s