Pse me le dhe me vrave

Postuar më Përditësuar më

Harresa e nje endrre

Jo nuk eshte permbajtja e ndonje filmi, as ndonje artikull mbi shpjegimin e endrrave, por eshte nje artikull per ata njerez qe i lene endrrat e tyre te vdesin dhe pastaj vuajne prej kesaj gjithe pjesen tjeter te jetes.

Si po te shkon jeta per momentin? Ndihesh i/e lumtur apo ke shume frikera dhe pasigurira? Shmang takimin me disa njerez sepse te kujtojne gjerat nga te cilat ke hequr dore?

Je i/e kenaqur per momentin apo vuan cdo dite me perpjekjen per te harruar cdo gje?

A i mban mend endrrat qe ke pasur dikur para shume kohesh? A lufton akoma per to? Apo je munduar ti heqesh nga mendja dhe ti harrosh?

Pse me vrave

Ajo ishte nje vajze shume e gjalle, qe kishte plot endrra dhe ambicje. Cdo njeri qe e njihte e dinte se ajo ishte shume e lumtur dhe optimiste, jo sepse ajo i kishte ato qe synonte, por sepse ajo jetonte per dicka.

Shprese, ajo kishte shprese, prandaj vazhdonte perpara megjithese ne situata te veshtira. Nje nga endrrat e saj ishte te ndertonte nje kompani te sajen, por kur u diplomua e gjen veten duke punuar ne nje zyre te merzitshme qe as e bente te lumtuar dhe as ja kenaqte egon.

Ajo provoi shume here te gjente punet qe enderronte, por ne fakt e pa te pamundur, keshtu ju bashkua dhe ajo atyre miliarda njerezve qe jane dorezuar. Ajo mori vendimin qe miliona vete marrin cdo dite, vendimin per te varrosur endrrat e saj dhe te bej sikur te mos kishin egzistuar kurre ndonjehere.

Por nje pjese thelle brenda saj klithte cdo dite dhe cdo moment ne menyre rrenqethese. Kjo klithme ishte aq e heshtur sa asnjeri nuk e degjonte dot pervec asaj. “Pse me vrave” nje fraze kjo qe endrra e saj e varrosur ja thoshte cdo dite.

Ato nuk egzistojne

Ne fakt ti largohesh endrrave eshte e sigurte qe do te te shkaktoje depresion, ndera po te shkosh drejt tyre do te ndjehesh i gjalle.

Ajo jo vetem ju largua endrrave te saj, por filloi te mohonte dhe egzistencen e tyre. Ajo provoi te fshihte cdo gjurme dhe te varroste thelle cdo te dhene qe provonte se ajo dikur kishte nje enderr.

Ajo e jetoi pjesen tjeter te jetes se saj e fshehur ne nje dhome te erret. Kjo dhome e erret nuk ishte atje ne boten e jashtme, por ne mendjen e saj. Ajo shkoi dhe gjeti disa pune qe nuk kishin asnje lidhje me endrrat e saj dhe jetoi ne nje bote qe nuk kishte asnje lidhje me ate qe kishte enderruar kohe me pare.

Ketu historia mbaron… dhe ajo eshte akoma e depresionuar pa e kuptuar fare arsyen e vertete qe fshihet pas kesaj gjendjeje.

Mos ngjan kjo dhe me historine tende?

Te heqesh dore prej endrrave

E mban mend ate ndjesine e forte energjitike kur mendon per endrrat e tua? E mban mend sesi ishte jeta kur kishe plot shpresa? E mban mend kuptimin e bukur qe kishte jeta? E di si do te dukej po ti rijetoje perseri?

Te heqesh dore eshte thjesht nje vendim mik, po keshtu eshte dhe depresioni. Emocionet qe ti provon per aktualisht nuk jane asgje me shume se rezultati i zgjedhjeve dhe vendimeve qe ke marre kohe me pare.

Kohe me pare ke pasur shume shanse per te bere zgjedhje te ndryshme, por sic duket paske zgjedhur ate dhomen e erret, dhe tani po te jepet nje tjeter shans duke lexuar kete artikull. Dhe ku i dihet, mbase ky eshte shansi yt i fundit.

Do ta mohosh egzistencen e tyre? Do ti varrosesh akoma me thelle? Te besh sikur si degjon klithmat dhe ulerimat e tyre? Do te jetosh ne nje dhome te erret?

Apo do te luftosh per to, derisa ose ti arrish ose te vdesesh krenar per vetveten???

Lexo edhe:

Sekreti i suksesit

Cna ben qe ti arrijme qellimet e jetes

Si te qendrosh i motivuar

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s