Vargu Magjik

Postuar më Përditësuar më

-I– Dua ta shkruaj vargun magjik – tha!- Më duhet një varg fjalësh magjikepër të zbërthyer vargun e pafund të enigmaveçoroditëse të jetës…- Kur e ktheu kokën pas dhe pa seaskush nuk ishte në dhomë, u shkundpër të ardhur në vete. Ku janë këta? – kupaskan ikur pa i diktuar unë?..- Hodhi sytë në mur dhe e kuptoi qëkishte kohë që ishin larguar për të fjeturbashkëbanuesit e tij…- Hajt, mendoi nën vete, do rri edhepak se, mbase heshtja e kësaj nate dhevetmia ime, gjejnë ndonjë zgjidhje…- Dhe ashtu bëri; shtriu këmbët sagjatë e gjërë mbi dy karrike dhe iu dorëzuai tëri mendimeve…- Afronte e largonte epizode ngjarjeshnga më të ndryshmet, dhe prapë asgjë,vargun që kërkonte nuk e thurte dotsipas perceptimeve që kishte…- Kishte menduar kushedi saherë tagjejë një varg të tillë, që do ta linte sigjurmë, ose si shenjëdaljeje nga udhëkryqete jetës… Prandaj kërkonte të gjejëvargun enigmë, që me pak fjalë do tëndriçonte terret e jetës……teret e jetës…- Nganjëherë tërhiqej nga ky mendim,mendonte se vargje të tilla mund tëshkruajnë vetëm njerëz me emër…- Por, si për inat të tij, një zë i heshturi thoshte: vazhdo, kërko dhe gjeje vargun,mos fli…– Mes këtij zëri pa adresë, dhe meslodhjes që ndjente duke kërkuar vargunmagjik, s`kishte udhë të mesme; duhejpatjetër të heshtte, ose të vazhdojë të flasëme zërin e çuditshëm që nuk e lintetë qetë…- Sa e ndërpriste punën për të marrëpak frymë lirshëm, zëri fillonte ta besdisë:ngrehu i thoshte, mos fli, kërko ateqë më ke premtuar.- Në fakt, ata kurrë s`kishin bërë ndonjëmarëveshje për bashkëpunim, mirëpo,zërit të çuditshëm i mjaftoi bindja e tijpër të gjetur ate që kërkonte ai prej tij, tëtjerat pastaj i shtynte vet përpara… Nukishte kjo natë e para, as e fundit që ai rrimbi dy karrike gjysëm i fjetur, gjysëm izgjuar, ka kohë e kohë që ate e mundonky zë e nuk e le të qetë…- Ka netë madje, që e gdhin i ulur nëkëto dy karrike si urë e gallatës që lidhdy kontinentet e ndarë.. Trupi i tij nuk lidhkontinente, se duket i vogël në pamjepor edhe ai lidh diçka; diçka më shumëse ura me emër, lidh botët e misterta,botët e largëta, të largëta… Dhe, që të lidhëshdy botë të ndryshme, nuk mjaftonshtrirja e këmbëve në dy karrike, duhetshtrirë mëndja tuttje; tutje nga errësirë elargët, për të gjetur vargun magjik të deshifruar,të njëkuptimshëm, që do të flistedhe me shekujt, për të zbardhur qielline errët…- Në fillim iu duk e lehtë kur i hyri kësajpune. Mendoi veç të provojë, por zëriqë e futi në lojë, nuk e le më prapë tëkthehet. Kështu qe, deshti s`deshti, duhettë shkojë tutje…- Në dhomën e gjumit dëgjoheshingërhitjet e tre shokëve… Njëri gërhistegati përnatë dhe gjer në mëngjes, ndërsady të tjerët kishin edhe kohë pushimi.- Kjo zhurmë sikur ia largonte fillin emendimit, por s`kishte ç`bënte, duhej tëluftojë edhe mes asaj zhurme të besdisshmeqë s`kishte as ritëm as takt; ishte“si të thuash” si një buçimë tuneli që rëndonnë gjoks.- Kur netët kishin hënë, pavarësishtstinëve të ftohta apo të nxehta, dilte nëverandën e shtëpisë dhe u ipej mendimevepa e penguar njeri… E shihte me orëtë zgjatura hënën e zjarrtë, dhe pristendihmën e saj për të gjetur vargun magjik……Njëherë, duke ndenjur si i ngrirë mesytë nga qielli, kishte ndodhur një çudiqë ai nuk mundet t`i përgjigjet as sot asmot, siç thuhet… Sa kishte hapur gojëntë lutet për vargun magjik, Hëna ishteshndërruar në qënje njerëzore dhe kishtezbritur poshtë……Po, po, poshtë në verandë kishte zbritur,ishte ulur në prehër të tij, dhe i kishtekëputur një të puthur…- Që nga ajo natë, edhepse i pëlqeuputhja e hënës, sikur s`i dilet më në verandë…Jo që s`i dilet pranë hënës, porka njëfarë turpi brenda tij, njëfarë frike semos e shohin shokët, dhe ec e fol përmoral e për nder pastaj…- Se… në këtë botë mund të jesh edhepushti më i madh, mund të jesh dhehajdut me damkë, edhe vrasës, edhe spiuni djajve, dhe prapë të quajnë të ndershëm,mjafton një kollare me ngjyra tëkesh në qafë dhe pakëz pushtet, vetëmaq!.. Por… po u puthe me hënën, ose…po fole me yjtë, atëherë, pa një pa dy shpalleshi pafe, i pa nder, i pa erz, i pa asgjënjerëzore. Dhe ky opus fjalësh, shoqërohetpastaj me një varg thashethëniesh,që të bëjnë të mos jesh ai që je, portë jesh dikush tjetër; dikush që u pëlqennjerëzve. Domethënë, të jesh një qëniepa formë, e ambientuar sipas dirigjentitAmbient!…- Heroi i këtyre reshtave, që nuk pranontë ket as emër as mbiemër, me tëcilët do ta njihnin të tjerët, dëshiron të jetai që është, ose ai që mendon që duhettë jet, pavarësisht ambientit që e rrethon…. Sa i përket daljes jashtë për të kërkuarvargun magjik, he për he nuk do tëdalë, do të presë kohët tjera, do të presëçastin e duhur…- Kikikiiii… u paraqit lajmësi i parë imëngjesit… Phu…dreq i dreqit!.. jo, jo, jo,më fal o Zot!.. Nuk desha të shajë gjelin,se me atë shaj mëngjesin, shaj shpresënpor se si më erdhi kur m`u këput sërishfill`i i mendimit…- Shikoi edhe njëherë hënën në horizontine larë dhe sikur u deh, sikur ugjend sërish me te …U mat të dalë nëverandë, por ishte shumë vonë, vonë…- Hëna po largohej për kushedi seku, ndërsa atij iu duk se ik prej tij, dhe iuduk vetja e tepërt… u ndje fajtor përparasaj… Gjer kur, tha, do udhëhiqem ngasytë e huaj; nga sytë që shohin të tjerëtdhe kurrë s`kthehen për të parë veten…Mbase dhe nuk munden!Nuk kanë faj…- U bë si u bë, hëna i iku… Ajo futejmes yjve të rallë, që duket se kishin dalëta presin për ta dërguar në vendin e destinuar.Ai e shihte me mall, dhe humbtemendimeve për të gjetur vargun magjik…- Trrak – trrak, dëgjoi hapat e shokutnë korridor… E dijti nga trokitja e nallanevekush ishte. Vetëm njëri mbante mbathjetë tilla të drunjta. I kishte prurë ngafshati dhe tërë ditën e gjatë, kur s’kishteligjerata, s’i hiqte për kiamet nga këmbët.Më tepër pengonte natën kur shkontenë tualet; ajo ishte torturë e vërtetë përkërkuesin e vargut magjik…- Pa e parë orën sa kishte vajtur, iuafrua dritares sërish për të parë hënënnë dukej diku apo jo… Si për inat, edhenga jashtë i erdhi një zë pengues. Atypranë rrugës kryesore të lagjes, në mesine një ferre të madhe, u ndien kuisje…E zgjati kokën jashtë dritares për të parëmë mirë, dhe ç`të shihte! – një buce eshtrirë mes ferrës, rrethuar nga një tufëqensh, ca të gërvishtur e të përgjakur turinjëve,ca me veshët këputur, ca të përgjakurgjer tek bishti, e kishin rrethuarbucen dhe sikur prisnin fjalën e saj të fundit,se cilin do ta pranonte më parë përburrë…- Sipas rregullit, të gjithë kanë tëdrejta të njejta, por renditjen e bënte përherëe zonja e punës. Dhe s`kishte si tëmos respektohet… Ku i vajtën sytë të shkretit…Jo për gjë tjetër, por tash e tutje,gjersa të mbarojë dasma e qenve, nukdo të mundet as të dalë në verandë dheas të përqendrohet siç duhet brenda dhomës…Haj medet, medet tha, edhe kjomë mungonte!…- Deshti s`deshti, duhej të mirret pakme qentë sa për të shmangur bezdinë ezgjatur…- Duke i parë skenat e përsëritura, ishkuan mendtë tek njeriu, tek vargu qëkërkonte. Dhe ja pse iu duk më i mençëmnjeriu: ai, mendoi, për të bërë qejfettamam si kjo punë e qenve, ka ngriturinstitucione moderne, apo siç i thonë meatë gjuhën e thjeshtë “Shtëpi Publike”.Në ato shtëpi, buca, ose ajo që loz këtërrol, nuk cakton rend si kjo e ferrës, atjeku punon ajo, rend apo rregull caktojnëparatë. Për shembull: nëse vjen një njerime peshë shoqërore, e kalon rendin papyetur për vartësit e tij që mund të kenëpritur edhe orë të tëra… Jo, jo, u pendua.Në këtë pikë, qentë janë më të rregullt;ata respektojnë rendin e jo pozitën…- Ja, në moment është një kone evogël mbi bucen, të tjerët presin, askushnuk ia prish terezinë… Dreq o punë tha, -nuk dijti në çast të vendosë, se janë qentëapo njerëzit më të mençëm…- Sipas një përllogaritjeje të atypëratyshmenuk bënte ndonjë dallim.- Problem i vetëm do të jet – mendoi,përcaktimi i atësisë. Si do t`ua zgjedhëbuca këlyshëve të vet baballarët.- Në sojin e qenve akoma s`ka arriturshkenca gjer në atë shkallë zhvillimi, qëtë zbulojë atësinë e të vegjëlve, ndërsanjerëzit këtë problem e kanë zgjidhur mekohë; u bëhen analizat të gjithë myshterinjvetë një gruaje, dhe zgjidhet edhe babai.Këto metoda shkencore, që janënjëkohësisht edhe ndër arritjet e shekullittë shkuar, po ndihmojnë e do vazhdojnëtë ndihmojnë, në formimin e familjevesuper – supermoderne…-II– Nuk e ndjeu derën kur u hap, asrrafjen e nallave të drunjta të shokut, qëu fut në dhomë për të shuar etjen me ndonjëgllënjkë ujë…- Qenke ngritur herët sot; – i tha dheu drejtua nga frigoriferi duke mos priturpërgjigje për pyetjen e kotë që bëri……Edhe ai, duke parë mosinteresimin eshokut për të marrë përgjigje, heshti, nukfoli.- Shoku me nalla u nis të dalë ngakuzhina me një gotë me ujë në dorë, porkur pa se kolegu i tij s`lëviz nga dritarja,u afrua të shohë ç`po ngjet.- Të pyeta më duket, pse s`përgjigjesh!…- Po, tha, jam ngritur herët… Nuk i tregoiqë s`kishte fjetur fare…- Kur iu afrua mirë dritares, dhe i paqentë si festonin, iu kthye sërish: a s`tëvjen turp që i sheh këto skena? – i foli sit`ishte kujdestar i tij, e jo se ishin shokëdhome e asgjë më tepër…- Po… nuk e di përse duhet të turpërohemunë për ate që bëjnë qentë rrethferrës!..- Sigurisht që duhet! A nuk sheh sanjerëz kalojnë rrugës dhe mund të të shohinsi bën sehir!..- Mos u mërzit për njerëzit, – ia ktheuata s`kanë kohë për mua, të gjithë sytëandej nga ferra i mbajnë…- Ndërkohë, po afrohej një grua medy çanta mbushur plot e përplot me gjëraushqimore… Ja i tha shokut me nalla, lidhemime bast po nuk u ndal të çlodhetedhe kjo zonjë mu aty te ferra…- Mos bë shakara pa krypë, nuk tëka hije…- Prit pra, ki durim vetëm pak sekondae do të shohësh… U ndalën të dy mekokat pas perdes dhe prisnin si në filmazonjën me dy çanta…- Ajo sikur shpejtonte, sikur deshtetë arrijë diku e që ishte vonuar…U ipte këmbëve dhe vërente sa prapa -përpara. Si u sigurua që nuk kishte njerinë rrugë, lëshoi çantat nga dora si përt`u çlodhur pak, dhe nguli sytë nga ferra..Atje ç`të shihje!..- A e sheh? – a të thashë se… Kur ektheu kokën, shoku me nalla kishte ikurnga kjo botë, dhe nuk dihej në ishte përziernë ahengun e qenve, apo ishte futurnën rrobat e zonjës me çanta, dhe farenuk e ndjeu zërin e shokut, edhepse i folite veshi…- Ja kush më foli pak më parë përturp, tha me vete. Ja edhe një dëshmidyfytyrësie që më vret më shumë se çdoturp i bërë haptazi… Ja!..- Nuk i foli më, e la të ngopet me skenaterotike të qenve, duke menduar sesi dhe ku mund ta gjejë vargun e tij…- Ja tha, -dy botë brenda një qënieje;njëra e vdekur, tjetra e gjallë, ose njëra efjetur, tjetra e zgjuar… Të dyja janë tëpaqena për njëra – tjetrën, janë iluzion.Madje janë pengesë e neveritshme përnjëra – tjetrën. Për shembull: kur njërës ivjen nakati nga veprimet animale të njerëzve,tjetrës i vjen për të qeshur me pikëpamjete konkurentes së vet…- Megjithate, një lidhje egziston mestyre, dhe ate duhet gjetur…- Në rrugë u ndie buçima e një makine,dhe zonja me dy çanta, grabiti çantattë dyjy në njërën dorë dhe u nis…- Edhe shokut me nalla, të ngrirë nëdritare, iu prish ëndrra e paparë më parë.- Hë, a s`të erdhi turp të mbesësh sii pashpirt kaq gjatë me kokën jashtë dritares?..Hë, fol tashti!..- Ai u skuq në fytyrë dhe bëri të dalëjashtë dhomës që ia zinte frymën, dheme këtë, të çlirohej edhe nga pyetjet eshokut që e shau pak më parë.- Ai e kapi për krahu dhe nuk e la tëlargohet… Dëgjo i tha: mos u turpëro ngavetvetja, asgjë të keqe nuk bëre, vetëmse more një mësim sot…- Për çfarë mësimi e ke fjalën?.. bërisikur s`e kuptoi…- Besoj se e mësove dyzimin e qëniestënde… Kjo është plotësisht normale,plotësisht e natyrshme, por për të qenëtë turpshëm a të ndershëm siç më the timë parë, duhet vënë nën kontrollë botëntonë të dytë; botën që rri fshehur brendanesh dhe; na duket si e vdekur, dhe kurmendojmë se e kemi mposhtur, ajo zgjohet;zgjohet dhe na merr përpara, ashtusiç të mori ty sot dhe të lidhi pas hekuravetë dritares…- A e sheh që nuk mjaftuaka vetëmtë flasim e të mendojmë ndryshe nga tëtjerët, dhe me këtë edhe të bindemi sejemi të ndryshëm… Jo, i dashur shok, fjalëtnuk mjaftojnë, duhet punë, duhet luftëe pakompromis kundër të shëmtuarës qëka zënë vend e po lëshon rrënjë anembanëbotës…- Po mirë, meqë ra fjala, a nuk paskandonjë pikë të bardhë në shoqërinënjerëzore?.. apo çdo gjë është e zezë,sipas mendjes tënde…- Po, sigurisht që ka edhe pika të bardha,pavarësisht sa janë ato…- Tregomë pra vetëm një, një, – folime plot kureshtje shoku me nalla…- Atëherë, po të flas shumë thjeshtë:e bardha është e kundërta e asaj që kamzënë në gojë për të zezë, kaq!..- Si the? – sikur nuk të mora vesh…- Ai, pak me përtesë, në vend që tasqarojë atë që tha, e futi edhe më thellë..- Dëgjomë me kujdes tha kësaj here:çdo fenomen, qoft natyror, qoft shoqëror,është në çift i krijuar: domethënë, ate qëe cilësojmë për të zezë, patjetër në anëne saj të kundërt e gjejmë dhe pikën e bardhë…- Pra duhet ta gërryejmë këtë vruk tëndotur që ka mbuluar shoqërinë, për tëgjetur anën e saj të kundërt, dritën,diellin…Ate po e kërkoj unë, shoku yt i pagjumë….. Kërkoj një varg të shkurtë, magjik, qëta ngërthejë brenda tërë dilemën e këtyrebotëve që përmendëm… Kot po vuan,- tha shoku me nalla, kot e ke… megjithate,mua më kënaqe me këtë që the…- E sheh pra se ia vlen të vuash…Kur ti thua se u kënaqe, atëherë s`ka sitë mos kënaqem edhe unë me vuajtjentime… Vet ti me kënaqësinë tënde, mëthe të vuaj; të vuaj që të gjejë kënaqësinëe humbur. A i kupton tash të kundërtatqë burojnë nga e njëjta qënie. Pra,për të qenë të lumtur, duhet së pari tëvuajmë, dhe përmes vuajtjes të kërkojmëlumturi, tjetër formulë nuk ekziston. E kundërtae vuajtjes është indiferenca karshifenomeneve të këqia, dhe kjo indiferencëmund të na japë ndonjëfarë paqeje tëpërkohshme, por vuajtjet që do të vërshojnëmë pas do të jenë katastrofike…- Prandaj gabojmë kur themi sevuajmë për të tjerët. Ne, në radhë të parë,vuajmë për të qenë vet të lumtur, paua marrë të drejtën edhe të tjerëve për tëshijuar lumturinë e vuajtjeve tona…- Më duket se po më çmend!..- Vetëm të duket, përndryshe, pakmë parë the se ndjehesh i kënaqur, dhemua më ndihmove shumë, aq sa as ti vetnuk e kupton në këtë rast…- Tash shko… shko fli edhe pak seështë e dielle sot, dhe kjo ditë vjen njëherënë javë… U largua i buzëqeshurshoku me nalla, ndërsa ai mbeti vetëmnë dhomën e ditës…- U shtri në një kënd të dremisë pak.- Kapakët e syve, edhepse të këputurnga lodhja, nuk i mbyllte dot. Mbaseedhe këta janë të kundërt tha, dhe i mbyllime zor sytë…- Vargu i sillej si xhandar nëpër ëndrradhe ia prishte gjumin, ia prishtepaqen e shtirur…-III– S`kishte fjetur as një orë të plotëkur dëgjoi një zhurmë alarmi. Ishte njëzhurmë e pazakontë që erdhi jashtë ngarruga, dhe brofi më këmbë… Te ferra ishinmbledhur thuaja të gjithë fëmijët e lagjes,dhe tashmë, nga dritarja e tij nuk dukeshinqentë në festë, por vetëm grumbullii fëmijëve dhe një zë çjerrës që vintedrejt tij.- Deshte ta hapë dritaren, të pyesëç`kishte ndodhur, por ndali si i ngrirë nëvend, kur pa në mesin e turmës shokunme nallana… Ai mezi ecte…- Hapi dritaren dhe briti me sa zë pati:ç`ke?; ç`ke?; ç`të ka ndodhur?- Asgjë, asgjë – tha, jam gërvishturpak.- Gjersa doli ky te shkallët, ai po ngjitejpërpjetë duke çaluar…- Fol ore, ç`u bë?..- Nuk kam asgjë tha…- Siç e pa edhe vet, qenve të rrugëveua pamë sherrin…- Për ç`farë sherri e ke fjalën? – e pyetisi me frikë. Nuk e dinte ç`kishte ndodhurjashtë, dhe mezi priste që shoku tamarrë veten dhe të tregojë si ishte puna..- Ndëgjova një klithmë fëmije, tha,dhe dola me vrap jashtë. Kur e pashë njëfëmijë nën kthetrat e qenit nuk pata kohëtë mendoj më tepër, iu hodha qenit nëshpinë dhe e shpëtova fëmijën. Për fat,përveç ca grrithjeve të vogla nëpër trup,tjetër gjë nuk kishte pasur…- Po ti?Unë duhet të pastroj këmbët me pakdezinfektues dhe pikë. Nuk kam asgjëserioze, serioze është sorollatja e qenvenëpër qytet pa i penguar askush, thuasejanë qytetarë nderi…- Ashtu është, ke të drejtë. Në shoqërinëtonë.. Bjeri më shkurtë, mos e zgjatshumë, ndërhyri shoku me nallana.- Ai, pa u lodhur në ndërhyrjen e shokut,madje bëri sikur s`e vërejti fare, vazhdoi…Në shoqërinë tonë, nuk zgjidhetproblemi kështu siç mendon ti…- Në këtë shoqëri, ku nuk dihet i parie i fundit, ku mund të vrasësh në mes tëditës e mos të të shohë njeri, ku mund tëvjedhësh e të grabitësh kur të duash e kurtë mundesh e mos të të ndjekë njeri,ku mund të çnderojshë kë të duash e mostë të prekë njeri, problemi i qenve qëthua ti, zor se mund të vij në radhë përt`u zgjidhur…- Po ti, vazhdoi më tej, të jesh i lumtur,që me vuajtjen tënde, bëre të lumturnjë tjetër, shpëtove një fëmijë…- Ore lere fëmijën ti, foli si i krekosurshoku me nalla, po fol, a ke ndonjë idese ç`duhet të bëjmë, së paku me këtaqentë e lagjes…Problemi nuk zgjidhet në lagjen tonë- Paramendo sa lagje ka i tërë qyteti,paramendo sa qytete e lagje ka i tërë vendiynë, llogariti atëherë me numrin e qenvetë lagjes sonë të gjithë qentë e lagjevenë shkallë vendi, dhe vetëm atëherëdo të marrësh përgjigje në pyetjen që bëre…- Sipas teje u dashka t`i lëmë të qetëqentë të na hanë, saherë t`u teket e saherëtë munden.. Jo, jo, nuk thashë ashtu,patjetër që duhet ndërmarrë diçka të përkohshme…- Të thashë pra, problemi nuk zgjidhetme lagjen tonë. Këtë tufë qensh mundedhe ta zhdukim, por a ke menduar seç`duhet të bëjmë nesër kur të shohim tekferra një tufë edhe më të madhe se kjo etashmja. Qen ka gjithandej vendit, dheatyre nuk u nevojitet pashaportizimi përtë ndërruar vendbanimin, u duhet vetëmnjë buce të kenë përpara si orientim dhenjë ferrë si kjo e lagjes sonë, për aheng..- Qenve nuk u intereson në kanë rënëapo jo në këtë ferrë heronj të tjerë, atyreu mjafton ferra e lirë për të bërë qejf,ti plas po deshe…- Po… sa do të presim kështu sipasteje…- Jo sipas meje, po sipas rregullit…- Cilit rregull!..- A e ke dëgjuar tregimin e NastradinHoxhës; kur i ra zjarri në shtëpi, dhe iulut Zotit t`ia shpëtojë bythën e vet…Po, pohoi bindshëm shoku me nalla…- E pra, ky është rregulli. Pa i djegurbytha secilit, nuk të dëgjon askush…- Prandaj, duhet të mendojmë si t`ishtojmë qentë, jo t`i zhdukim. Pa ndihmëne çmueshme të dhëmbëve të tyre nukfillon dot asnjë ndryshim, asnjë revolucion…- Tash të mora vesh. Më në fund ekuptova përse rri pa gjumë me netë tëtëra për të gjetur vargun e ideve të tua;vargun e poezisë së jetës, dhe me të tëshpjegoj jetën time, tënden, të këtij, të atij,të të gjithëve…- Fliste dhe ecte nëpër dhomë shokume nalla, sikur të kishte bërë ndonjë zbulimepokal…- Ai e shihte nga këndi ku ishte ulur,dhe i dukej se gjeti germën e parë të vargutmagjik. Sot gjeta një germë i tha vetes,tash e tutje do të jet më lehtë…- Tregomë tash ç`duhet të bëj i thashoku me nallana…- Tash, punën e parë që duhet të bëjshë,duhet të bëjshë ate që bëra unë mety…- Prapë s`të kuptoj i tha, bjeri më drejt…- Ashtu pra… ashtu si të gjeta unë tye të bëra shok, tashti ti kërko, kërko vendmë vend të gjesh një shok si vetja, dhedo ta porositësh që, të njejtën gjë ta bëjëedhe ai me një tjetër… Po nëse nuk egjej shokun që kërkoj? – pyeti edhe njëherëpër t`u siguruar…- Po nuk e gjete, duhet ta bëjshë njëvet, qoftë edhe nga balta, ndryshe, kërkollogari nga vetja, futu dhe njëherë nga epara në kthetrat e qenve.- Eh, mor vëlla… Kur i tha vëlla, shokuhapi sytë dhe deshte t`i hidhet për qafe…Ai bëri sikur s`e vërejti ngazëllimin eshokut, dhe vazhdoi… njeriu lind i çiltër,si engjëll, si dritë, tha…… Dhe, posa hap sytë, sheh qiellin e murrmë,me rrufetë, me vetimat… Dhe… njëditë nëse lodhet, shembet dhe e shkelindhe e përdhosin si të munden. Në këtëbotë s`ka mëshirë, ka veç të fortë dhe tëligë…- Po kush është i ligë do thuash ti!..- I ligë është ai që lodhet, që përuletdhe që pret mëshirën e djajve…Domethënë, ia preu fjalën shoku menalla, mjafton që të mos lodhemi, a?..- Kjo nuk mjafton, por është hapi iparë dhe vendimtar. Gjatë rrugës pastaj,duhet të mësojmë; të mësojmë gjithçkadijnë të tjerët. Këto janë hapat e parë qëduhet t`i mësojmë, pa këto hapa mbeteminë rrugë, na mbyt errësira…- Nuk qenka aq e vështirë, tha përsërishoku me nallane…- Jo edhe aq, por përpara se të nisemiasaj rruge, duhet të plotësojmë edhenjë parakusht, pa të cilin s`e bëjmë dotasnjërin hap nga ato që përmenda…- Po… po të dëgjoj…- Bindja… bindja duhet të na prijë; bindjanë të drejtën tonë, në forcën tonë tëpashtershme…- Po mirë, ç`lidhje ka ai varg që kërkonti me këtë që dëgjova…- Ka lidhje, si s`ka… Jeta është më ebukur se çdo poezi, dhe çdo varg që ikushtohet jetës, është lule e saj, aromë esaj… Unë dua të shkruaj vargun e jetës;vargun që do të shërbejë si hajmali përtë mos rënë dy herë në të njejtin hendek.Pra, dua një varg që të qëndrojë mes jetësdhe poezisë, një varg që do t`i hapërrugët e mbyllura të mendjes sonë; njëvarg i stisur me brumin e mendjeve tëndritura, që do ta kuptojë edhe i gjalli edhei vdekuri…- Po kush do ta dëgjojë zërin e atijvargu në këto kohë të bëra lëmsh!..- I pari do të jesh ti, i tha shokut, pastajai që vjen pas teje…- I buzëqeshi shpirtërisht dhe iu hodhnë përqafim…Lejomë i tha të të dua më shumë se shok;të të dua e të të kem vëlla përjetë…- Ne, edhe ashtu kemi qenë vëllezër,por tash e tutje jemi dhe shok, jemi bashkëudhëtarëtë një bote tjetër, pa re të murrme,të një bote të çiltër si vargu që kërkoj…-IV– Në ekran, pas shumë reklamave tëmërzitshme, u paraqit një fytyrë e njohurpër të dy…- Në këndin e djathtë të epërm të ekranitshquhej germa R e madhe e dorës,që nënkuptonte përsëritjen e një emisionitë shfaqur më parë…- Nën foton e njeriut që bëhej gati t`upërgjigjet pyetjeve të gazetares, u paraqitëntitujt dhe emri e mbiemri i asaj fytyretë njohur për ta…- Afruan kokat më pranë ekranit, sikurndjenë frikë se do t`u ikte fotografia enjeriut të njohur…- Për habinë e tyre të dyfishtë; njëherëpër fytyrën që shihnin në ekran, dhee dyta për titujt e renditur përpara emrit,njeriu kishte edhe një titull tjetër të fituarapo të dhuruar nga dikush pas luftës sëpërgjakshme që ndodhi në vendin e shqipevevitet e fundit…… Të dy lexuan me zë, si të dirigjuar ngamllefi që sapo s`kishte shpërthyer:- Ministër i Drejtësisë … tmerr; thanëtë dy njëherësh, tmerr, përsëritën rishtastë dy!..- E, a e sheh këtë surrat… në vendqë të struket në ate birën e miut që uaservonte demonstruesve paqësorë dikur,ky del edhe të na mbajë orë edukate sot…. Eh, ditë, ditë, të tillë nuk të kemi pritur.- Jo që s`e kemi pritur, ndërhyri përtë qetësuar shokun me nallane, por asqë do ta pranojmë ndonjëherë. Prandajna duhet dija, që të dallojmë dritën ngaerrësira. Dita që kemi pritur, siç the edheti, nuk vjen me këta krushqë të panjohurqë kanë mbushur udhët tona, dhe që sillensi zot shtëpie, edhepse nuk ia dijnë,as gjuhën as dhembjen kësaj toke…- Ja, ky surrat që kemi përpara ështënjë dëshmi e mjaftë për të parë faqen evërtetë të kësaj lirie që na trumpetohetnga tellallet e mjerë, të etur për një coppusht – shtet, çfaredoqoftë ai…- Mos e shkyç, mos, le të dëgjojmë…- Si or ke nerva për ta dëgjuar këtëmaskara?.. foli tërë mllef shoku me nallane…- Nuk është ky maskarai fajtor përkëtë shfaqje tragjike që po na shfaq sot,fajtor dhe kryemaskarenj janë ata që ekanë prurë në këtë pozitë…- Pa dale, dale të lutem… dhe nxorrifletoren e xhepit për të shënuar fjalët eministrit të sapoemëruar…- “Të dashur qytetarë”……Më mirë thuaj të dashur qyqarë,briti edhe më me mllef shoku me nallane…- Po prit o i bekuar, i foli edhe njëherëshokut që dukej se kishte dalë ngabinarët. Ta dëgjojmë, pastaj kemi kohëedhe për të sharë po deshe…- Fjalët e para nuk i morën vesh…- Ne, tha ministri, si qytetarë të këtijvendi, kemi qenë të shtypur e të shkelurme dekada të tëra nga pushtuesit barbarë,që nuk kursyen as fëmijët e djepit, nëtendencat e tyre për ta zhbërë dhe për tashkretuar këtë vend… Të gjithëve, qytetarëtë nderuar, na binte koka era hallvë,të gjithë kemi pritur në rend për t`u martirizuarpër vendin tonë të shenjtë… E ngritigotën me ujë për të shtyrë fjalët teposhtë,që, siç duket po ia zinin frymën…- Ky i pafytyrë, më kujtohet se këtofjalët e hallvës i ka përdorur kundër rinisësonë në ato kohë të trazirave të mëdha.U bie koka era hallvë thoshte, atyre qëluajnë me shtetin, ndërsa kokës së tij, gjithnjëera parfum i binte; parfum që u hidhte1) UDB-ja njerëzve të dalluar të saj…- Po… ky nuk është i vetëm, tha sime zor shoku me nallane…- Këta kokëparfumet, sado që të derdhinderivate lulesh në kokë, erën e qelbëttë tradhëtisë e kanë e nuk ua mbulonasgjë dhe asnjëherë… Ti mos e merr këtëparaqitje të kësaj fytyre si fundin e botës.Vërtet është e dhimbshme kjo që poshohim, por ka edhe anën tjetër kjo skenë;demaskimin e profiterëve të luftës,dhe lehtësimin e rrugës sonë kah drita evërtetë…- Ja dëgjoe, a ke fyerje më të madhepër popullin kur pështyhet përmes ekranitqë ne e paguajmë; a ka dëshmi më tëmadhe, se koha në të cilën jetojmë, osebëjmë sikur jetojmë, është gënjeshtër, ështëkopile…- Ai fliste, ndërsa shoku me nallanekishte marrë njërën nalle në dorë, dhedukej se po bëhej gati të godasë dike…- Pale, pale, paska qenë edhe në luftëmaskarai…- Edhe mund të ketë qenë! Ai nuk thotëse në cilën anë ka qenë, vetëm se kaqenë diku në luftë… Këtë pjesëmarrje tëtij në luftë, duhet ta sqarojnë ata qëthirren si ish udhëheqës të luftës… Nëkëtë kohë duhet të jemi të përgatitur përtë dëgjuar edhe tragjikomedi të tilla…- Edhe njëherë po të them, mos emerr për Shpirti këtë që po dëgjon, sembase e bëjnë me qëllim këta të jashtmitpër të na dëshpëruar, për të na thyer ashtusiç po na fyejnë. Por, Diellin e lirisënuk e thyjnë dot, ai do të vijë një Dite,qoftë edhe mbi kaskat e huaja që po iazënë frymën këtij vendi…- U qetsua paksa shoku me nallane,dhe si me të qeshur i tha: kërkoje vargunmagjik, mbase e ke afër…-V– Në tavolinën e vogël, rreth së cilësflinin si të vrarë dy shokët e lodhur, ishteulur flokëkuqi i shkurtër dhe po trazontesheqerin në gotën e mbushur spicë meçaj…- Me tingullin e krijuar nga përplasjae lugës në gotën e xhamtë, ua prishi gjuminshokëve që kushedi në ç`ëndrra fluturoninnë atë çast…- Pa i prishur vetes terezinë, vazhdoivazhdoi të trazojë sheqerin, gjersa reagoishoku me nallane…Po, a me qëllim erdhetë na e prishësh gjumin o i marrë, a?- Po, tha flokëkuqi me gjakftohtësi……Sikur s`më shkonte çaji vetëm tapi, dhe hajt thashë t`i zgjojë këta gjumashëqë nuk u paska mjaftuar nata për gjumë…- Ç`natë mor, unë edhe kam fjeturpak, po ky tjetri ama, gjithë natën këtu eka gdhirë…- Mirë de, edhe këtu bëhet gjumë, këtui ka pëlqyer, këtu ka fjetur, punë e tij..- Jo, jo, nuk thashë që ka fjetur, porthashë se këtu e ka gdhirë natën…- Por ti sikur the që ke fjetur, nga epe këtë tjetrin, apo t`u shfaq në ëndërr?- Me shakanë e flokëkuqit qeshën tëtre…- Unë, tha kërkuesi i vargut magjik,kam bërë punën time, ndërsa ky tjetri erdhipak përpara mëngjesit dhe pastaj nadoli mjaft punë për të ndejtur bashkë,dhe ashtu bëmë…- Ata flisnin me radhë për të shpjeguarnë hollësi historikun e qenve, ndërsaflokëkuqi qeshte dhe e mbante barkunme dorë se mos i pëlcasë nga të qeshurate tepërta… Ama film paskeni parë!..Po mirë, nuk u vajti mendja të më zgjoniedhe mua pak më herët?- Dëgjo kuqo, nëqoftëse qentë kthehennga azili sonte, do dalim të tre nëverandë, dhe me këtë rast i ndihmojmëedhe kërkuesit që ta gjejë atë të bekuarvargu!..- Edhe ti ia nise të bëjshë shaka memua o, i moralshëm! o nazeli! o hipokrit,që më qortove sot në mëngjes e pastajvajte e u fute në valle me qentë!..- Qeshën e qeshën sa u lodhën…Kur panë se u bë koha e drekës, u ngritënpër të përgatitur ushqimin…- E dini çka?.. iu drejtua të dyve flokëkuqi;meqenëse juve qenkëni lodhurduke përcjellë ahengun e qenve, uluni julutem pushoni, se sot do ta përgatis unëdrekën. Dhe keni për të parë se do t`i lëpinigishtat me gatesën time.-Propozimin nuk e komentuan. Sikurkishin pritur prej kohësh që dikush t`i urdhërojëtë ulen, dhe ranë si të këputur njëripranë tjetrit…- Keni edhe një kusht për të plotësuar,tha flokëkuqi: gjersa ta shtroj ushqimin,asnjëri mos e kthej kokën këtej për tëparë se ç`po gatuaj…- U pajtuan pa kushte… madje edhegurë po na shtrove në tryezë sot, ne dotë hamë, vetëm na ler pak të pushojmë!..Kjo qe fjala e fundit e atij dialogu gazmor.Dhe heshti kërkuesi i vargut, heshti dheshoku me nallane…- Teksa po flinin me kokat varur, njërikëtej, tjetri andej kuzhinës, flokëkuqi përgatitiushqimin. Por, tash nuk deshte t`izgjojë, iu dhimbsën. Le të flejnë edhepak tha me vete, është e dielë, ditë qëmezi e presim…- Si e shtroi ushqimin, priti edhe njëcopë here sa të ftohet, dhe u thirri të zgjohen:gati dreka, urdhëroni myshterinj, urdhëroni!.Të dy të përgjumurit i kapi gazidhe deshën s`deshën u zgjuan. Pa vënëre se ç`ka mbi tryezë, dolën jashtë të lajnësytë. Kur u kthyen e panë specialitetine flokëkuqit, dhe ia dhanë gazit sërish…- Mirë bre burrë, po, për këto patatena vure në gjumë ti a? – pyeti me të qeshurkërkuesi i vargut magjik…- Pse, ti ndryshe nga unë do t`i kishezier a? – ia ktheu po me të qeshur flokëkuqi…Ju e dini se unë s`di të gatuaj,vetëm desha t`u vë në gjumë, ngaqë upashë si ishit katandisur me atë dreq ahengu…Na ler të hamë të lutem, – i thashoku me nalla… Mirëpo, sa heshte njëri,ia priste tjetri, dhe gjersa mbaruan së ngrëninuk i ndalën të qeshurat…* * *- Kafetë, si zakonisht i bënte kërkuesii vargut. Dhe shprehi e tij, gjersa pristexhezven të vlojë, ishte fishkëllima.- Ia mirrte ndonji avazi të mbetur nëmendjen e tij nga kohë e fëmijërisë, dhefare s`dëgjonte se ç`flitej në anën tjetërtë dhomës. Dhoma e ditës nuk ishte edheaq komode, por, gjithsesi, i plotësontenevojat e studentëve të ardhur nga fshatrat…- Një divan i vjetër qëndronte përballëaneksit të pajisur me orendi të nevojshmepër gatim, një televizor poashtu i vjetër,por që punonte mirë, dhe njëtavolinë e vogë me tre karrike rrethuardhe që qëndronte si dekor në mes të dhomës.Dritarja ishte në anën e lindjes,dhe dielli, posa lëshonte rrezet e para,ndriçonte çdo kënd të dhomës së tyre tëditës, ku ata e kalonin pjesën më të madhetë kohës. Abazhur nuk kishte; ishtevetëm një poç i varur tavanit, që u mjaftontepër të studiuar mbrëmjeve të zgjaturastudentore. Edhe verandën kishin tëdrejtë ta përdorin, por nuk duhej të flisninpas orës dhjetë. Ky ishte një rregull i pashkruarqë ua kishte komunikuar pronarii shtëpisë që nga dita e parë që kishinhyrë në atë shtëpi… Dhe i përmbaheshinme përpikmërinë më të lartë marveshjesme të zotin e shtëpisë, ndryshe as që mundtë bëhej…- Kafetë janë gati, thiri nga kuzhinakafexhiu i shtëpisë. Këtë nofkë ia kishtengjitur flokëkuqi, dhe ai edhe vet e kishtekënaqësi kur bëhej humor në llogari të tij.Ishin gati dy vjet së bashku, dhe kurrës`kishte ndodhur të zemërohen me njëri -tjetrin. Debatonin shpesh edhe me zëratë ngritur, por gjithnjë si shokë, si miq…- I pinë kafetë dhe secili mori librinnë duar, ishte kohë e punës…-VISithoni të shkojmë në kinema sonte?..- Propozimi i flokëkuqit u pëlqeu tëtreve. U veshën dhe dolën në rrugë…- Disa metra larg rrugës, pranë njëkontenieri mbeturinash, shquhej tufë e qenve.Nuk dihej vetëm në ishin qentë enjejtë të ferrës që kishin përpara sysh,apo ishin të tjerë. Sidoqë të ishte, ushtritëe qenve ishin sovrane në çdo pjesë tëqytetit, dhe kjo dukuri ishte shumë shqetësuese,sidomos pas sulmit të njërit prejtyre ndaj një fëmije sot në mëngjes. Shokume nalla ishte ende i stresuar për shkaktë skenës që përjetoi sot. nuk i hiqejnga sytë fëmija, por ndjente dhe një krenaripërbrenda për aktin altruist që kishtebërë vet…- Përgjatë rrugës panë e ç`nuk panë,por kur afruan në qendër, në një stol tëgjatë bri rrugës, dy çifte të rinjësh bënindashuri sikur t`ishin të mbyllur në ndonjëdhomë të errët ku nuk i arrin dot syri i askujt…- Ç`tu thuash këtyre? – foli prerë flokëkuqidhe ktheu kokën në anën tjetër, sikuri erdhi turp atij në vend të çifteve tëdalldisur, që mbase s`e dinin në ç`botëjanë…- Një fjalë të mirë, u përgjigj kërkuesii vargut magjik…- Fjalë të mirë? – po ç`të mirë shehtek këta të marrë ti ore?..- Moshën e tyre, u përgjigj sërish ai…- Po a nuk i përngjajnë qenve të ferrësedhe këta, a? – fol të lutem!..- Jo, në asnjë mënyrë nuk duhet bërëkrahasime të tilla. Derisa qenve u mungoni zoti, këtyre u mungon edukata!..- Të dy palët janë pasojë e një shkaku,dhe jo shkak për sharje e fyerje…Pra, shkaku nuk janë këta, këta janëpasoja, që do të thotë, viktima, viktima.- Po të ishte ky qytet në dorën time,do t`ia kisha vënë zjarrin qosh më qosh,tha tërë mllef shoku me nallane.- Paske akoma gjykim të gabuar. Atë kujtohet përse ka thënë njëherë motiMigjeni ynë: “mos shaj mëkatarin, porshaj errësirën që krijoi kushte për t`u bërëmëkati”…a të kujtohet? – pyeti dhe njëherëme zë të ngritur kërkuesi i vargutmagjik…Sigurisht që më kujtohet, po më duketse janë shtuar si tepër këta të paudhëtdhe po ia marrin krahun nderit…- Nderi ka peshë tjetër, shoko, tjetër….Nëse peshojmë nderin e këtij qyteti medisa dhjetëra ose edhe qindëra të rinjështë paedukuar, kemi bërë një gabim të pafalshëm.Këtu jetojnë me qindra – mijëranjerëz të ndershëm, dhe s`mund ta prishinimazhin e tyre këta që bëjnë dashuriçkanë mes të rrugës…- Nuk besoj se këto skena të pahijshmenuk e kanë bishtin prapa. Dikush,duhet të qëndrojë patjetër në prapaskenë,sido që të jet. Më duket se është njëstrukturë e tërë e organizuar: televizionit,gazetat, rrugët, qentë…Edhe qentë qenkan të organizuar a?- pyeti sa për të qeshur pak, flokëkuqi…- Mbase s`më kuptuat tha kërkuesi ivargut… Dua të them se, at që qëndrojnëpas këtij denigrimi të shoqërisë sonë, ikanë shtruar mirë binarët e ideve të tyre.Kanë krijuar kushtet, siç thotë Migjeni,dhe viktimat e padjallëzuara bien vet nëçarg…- Madje edhe qentë janë viktima tëkësaj kohe të errët… A e shihni tërë këtëushtri të rinjësh që bredh rrugëve për tështyrë kohën kot! Të gjithë të papunëjanë, të gjithë të mvarur nga prindërit osenga dikush tjetër janë! Çfarë mund të presështjetër nga këta të pashpresë, ngakëta bredhës rrugësh pa të nesërme!..- Për t`i shtyrë të rinjtë në udhët pakrye, vazhdoi më tej, metoda më e mirëdhe më efikase është papunësia…- Po ç`interes paska dikush të luajënë këtë mënyrë me të rinjtë tanë!..- Ka interes, edhe atë shumë madje….vetëm shihni si po coptohen e ripushtohentokat tona e askush nuk e ngren zërin,shihni si po shkatërrohet e bastardohetgjuha jonë kombëtare e askush nuk engren zërin, shihni si po sjellin flamuj pashenjat e kësaj toke e askush nuk e ngrenzërin, shishni e shihni rreth e përqarke do të ndoteni me lakuriqësitë, e tjera etjera.- Si mendoni, rastësi është kjo? – jo,jo, kjo s`është e rastit, është skenar, ështëprogram vëllezër, dhe këto skenare eprograme kur heshten kanë koston e lartë,shumë të lartë!..- Po pse heshtin njerëzit, ç`kanë, ç`-kanë?.. bërtiti flokëkuqi sa që u kthyenedhe kalimtarët e tjerë nga ata…- Ja ç`kanë vazhdoi ai: i kanë sjellënë këtë gjendje të mjerueshme, që secilitë mirret me hallet e veta; ky është skenari,ky është programi…- Phu, nënën e nënës… shau flokëkuqi,ne po na ze shtëpia përfundi, dhe nëvend që t`i përvishemi punës për të shpëtuarkokën, ne qajmë hallet e qenve dhetë këtyre qejflive të rrugëve…- Nuk shkojmë në kinema, tha, mëmirë të kthehemi!..- Jo kuqo, jo, ia priti shoku me nallane,do shkojmë në kinema, por meqëllimin e vetëm që të përfitojmë nga kulturate të tjerëve, jo të shkojmë për tëhumbur kohën…Ja, bota e zgjuar po vepron, tha nënvete kërkuesi i vargut! Kjo është ajo botëqë shnderron njerinë nga një robot i kontrolluarnë një gjigant të papërmbajtur…-VIIRrugëstakuan tullacin, shokun tjetërqë banonte me ta. Ai ishte një tip i tërhequr,nuk rrinte shumë me shokë. Rrallëndodhte të rrijë në dhomën e ditës nëmbrëmje. Vetëm kur bënte koha për tëndejtur jashtë, në verandë, u bashkohejshokëve…- Ku paske qenë tullo, i foli flokëkuqi.- Te një shok, tha, po ju?- Në aheng, ia priti si gjithnjë, shokume nallana, që ishte njëherit edhe nismëtarii shakave shoqërore… Pastaj ia pristedhe dominonte flokëkuqi.Tullaci, edhepse vet nuk ishte i humorit,i pëlqente shokët gazmorë dhe nukdinte të zemërohej…- Sa hynë në dhomë, ndezën televizorin,dhe zunë secili nga një vend…- Ishte koha e lajmeve të fundit…- Doli ky, Ali Baba, – qeshën me zëme nofkën që i vuri të parit të vendit flokëkuqi…- Jo, e ke gabim, Ali Baba mbantevetëm dyzet hajdutë prapa, ndërsa këtambajnë batalione të tërë hajdutësh.. Dot`ishte fatmirësi sikur udhëheqësit e vendittë kishin një numër aq të vogël rrethvetes. Këtyre u merr lakmi edhe vet djallii mallkuar. As djalli, nuk është në gjendjetë bëjë ate që bëjnë këta në kurriz të këtijpopulli…- E po na thuaj tash, ku sheh ndonjëpikë të bardhë tek këta udhëheqës, – pyetime shpoti shoku me nallane…- Po, tha kërkuesi i vargut: pikë e bardhëështë paaftësia e tyre për të fshehurgjurmët e turpit, dhe kjo mjafton përmua që të falenderoj Zotin për këtë mangësiqë u ka falur njerëzve të tillë…- Po kjo nuk mjafton, duhet më shumëdobësi të ketë në qënien e tyre, ndërhyrimë në fund edhe tullaci në bisedën enxehtë të shokëve…- Nuk është detyra jonë të numërojmëdobësitë e tyre, – tha kërkuesi i vargut,ne duhet të mendojmë si t`i vetëdijësojmëkëta njerëz…- T`i vetëdijësojmë? – pyeti me habitullaci…- Po, tha edhe njëherë kërkuesi i vargut,duhet t`i vetëdijësojmë! Dhe ja si mendojunë: Kur ta shohin këta Don Kishotëse nuk kanë të bëjnë me një turmë qënxehet sot e ftohet nesër, do t`i vënë gishtinkokës… do t`u lëvizë karrikja ngavendi…- Po ja more vëllezër, foli edhe njëherëtullaci, protestojnë ca të rinj të zellshëm,dalin kohë pas kohe edhe qytetarëtë tjerë iu bashkohen, po nuk ua varaskush…- Ashtu është tha flokëkuqi, por, ashtusiç folëm për dobësitë e pushtetarëve,duhet të flasim edhe për dobësitë e kësajorganizate të rinjësh, për atë entuziazëmpa mbulesë të tyre… Madje jo vetëm entuziazmi,por edhe kërkesa e tyre përvetvendosje vetëm në një pjesë të Atdheut,ëdhtë pa mbulesë dhe tejet joserioze…- Kërkesa e tyre, më shumë përngjetme kërkesat e mesjetës për pashallëqe…- Prandaj, mendoj unë, kanë aq pakpërkrahës në lëvizjen e tyre…… Nuk guxojmë t`ia marrim të drejtën vetespër Vetvendosje Kombëtare…- Pikës i ke rënë – tha kërkuesi i vargut…Kurrë në historinë e këtij vendi nukkemi qenë kaq afër jetësimit të së drejtëssonë për Vetvendosje…- Këtë hekur, tha, nuk duhet ta lëmëtë ftohet, duhet t`i biem me të gjitha forcat,për t`i dhënë formën që e dëshirojmëdhe që e meritojmë…- Sa për fuqitë e mëdha, që kanë hyrësi pyka mes pjesëve të ndara të Atdheut,pavarësisht interesave që përfaqësojnë,nuk besoj se mund të gjejnë të drejtëmorale për t`u ndeshur me popullintonë edhe njëherë si shumë herë të tjeranë historinë e largët. Ata, janë të vetëdijshëmpër përkushtimin e popullit tonëpër të qenë mik me të gjithë ata që e njohinfjalën e shenjtë Miqësi, njëherit janëtë vetëdijshëm se kohët që kanë ndryshuarnuk mund t`i kthejë prapë askush…- Nëqoftëse u pengua njëherë përhapjae një kryengritjeje gjithëshqiptare,nuk do të thotë se u shuan shkaqet e saj,pra, përderisa ekzistojnë shkaqet, ekzistojnëedhe mundësitë për një gjë të tillë.Këtë nuk e them unë, këtë e thonë ligjete natyrës, e thot vet Zoti…- Nuk ka ndodhur që të shërohet njëplagë duke e mbuluar etë, përkundrazi,poqese nuk mjekohet në kohë, pasonqelbëzimi… Dhe, plaga jonë vëllezër, nukmbulohet me kaska blu, as me udhëheqëstë përugjedhur nga të tjerët, ajo pokullon me shekuj të tërë, dhe s`mund tëpresë më, duhet shërim, shërim…- Fjalët e kërkuesit të vargut, sikurpo mirrnin frymë rreth tyre, sikur po dilninjashtë dhomës për të kërkuar udhë… Heshtëntë gjithë, vetëm fjalët e fundit s`heshtnin,zhurmonin e buçisnin në zemrëne secilit. Ata ishin katër; katër bashkëudhëtarë!..-VIII– Ditën e nesërme ishin të katërt nëdhomën e ditës. Megjithate, xhezven ekafesë e kishte marrë në dorë kërkuesi ivargut, dhe po i derdhte sheqer, ndërsashokët po prisnin me padurim kafetë…- Kafeja gati, ejani mirrni secili nëkuzhinë se nuk kam si ua sjell të gjithëvepërnjëherë… Vetëm timen dhe tënden sillikëtu,, këta të rinjtë le t`i marrin vetë, iupërgjigj flokëkuqi zërit që erdhi nga kuzhina,duke ngacmuar shokët e përgjumur.- Ata, edhe kur ishin të lodhur ngamësimet, edhe kur brenga për fatin e venditu shfaqej si mal, gjenin kohë për tëqeshur, pavarësisht se çfarë fshihej pasatij humori. Ata qeshnin shpesh; qeshninse ishin të rinjë, ishin në fillet e jetës, nëhapat e parë…- Kështu ka qenë denbabaden nëkëto anë, rinia ishte e para, qoftë në dasma,qoftë në mortje. Ajo mbante bajrakun,ishte vet bajraku…- Dolën në rrugë bashkërisht, dolëndhe u nisën secili në drejtim tjetër.- Të gjithë studionin në degë të ndryshme,kështu që, u duhej një pjesë të ditëstë jenë të ndarë…- Një autobus i vjetër kalonte disaherënë ditë në lagjen e tyre periferike,por ata ecnin më këmbë, rrallë ndodhtetë hypnin në autobus. Në ndonjë mot tëligë, nuk kurseheshin, udhëtonin me te,ndërsa në kohë të ngrohta dhe pa të reshura,udhëtonin më këmbë.- Prandaj dhjetë minutat e para tëecjes i bënin bashkë, pastaj ndaheshindhe takoheshin, herë pas dite vonë, herënë orët mbrëmjes… Rëndësi, tash e tutjekishte bindja e përbashkët që kishin lidhurme situatën dhe me hapat që duhetndërmarrë, të tjerat ishin të parëndësishmepër shokët e idealit…* * *- Kërkuesi i vargut po kthehej ngashkolla me një duzinë gazetash nën sqetull…- S`paske lënë asgjë për nesër, – ithiri nga dritarja flokëkuqi…- Po ti, ç`pret aty? – mos pret të kthehenqentë nga azili? – Kot e ke, ata dokenë shkuar si duket në muajin e mjaltit,a s`e dëgjove “Ali Babën” mbrëmë ç`thapër mbrojtjen e ambientit? -…Mesiguri kabërë diçka edhe për minoritetin e qenve..- Ç`farë minoriteti mor, iu përgjigj shakasëflokëkuqi, – në u bëftë regjistriminën kontrollin e këtyre të huajve, ka rreziktë dalim neve pakicë…- Inshallah kujtohet dikush nga tëmëdhenjtë e bëhet regjistrimi i komuniteteve,siç po na thonë, pa ardhur në jetëgjenerata e re e qenve, se pastaj nuk idihet, mbase do ti shtohet flamurit jabanxhiedhe ndonjë yll i ri…- Sa për ambientin e “Ali Babës”, hiçmos u mërzit, ai s`ka të bëjë me qentë elagjes sonë, ambient për te dhe për suitëne etij është ambienti ku banojnë dheku dëfrehen ata, domethënë në vendet etyre të punës, tjetër ambient nuk ekzistonnë hapsirat e errëta të trurit të tyre… Na,shiko se ç`shkruajnë gazetat; lexo kronikëne zezë, shih sa vrasje ndodhin në ditë,sa vetvrasje, sa hakmarrje… Pastajna, shiko faqet e para, të gjitha një titullkanë: filan e pishman ministri priti e përcollifilan e pishman burrështetasin; u lidhëne u zgjidhën këto e ato marrëveshje…Po… sikur edhe në planete tjerë të kishinjetuar, kaq gënjeshtra e paturpësi nuk dotë duhej të na dërgojnë. Nuk e di a nabëjnë hesap për njerëz neve këta, apopandehin se jemi kafshë…- Ngjitu lart, ngjitu, se të pret kafeja…- Për herë të parë e vuri xhezven tënxehet flokëkuqi. Mbase e shtyu dhimbjapër shokun që nuk dinte ç`është pushimi;ditën me studime, ndërsa natën kërkontevargun…- Kërkonte të sqarojë fenomenin –njeri, që di të nderojë botën e tërë me gjokse me gjak, dhe njëkohësisht, di tëdurojë dhe dhimbjet gjer në shpirt…- Prandaj kërkon një varg të tillë, qënjeriu të gjejë burimin e së keqes, jo tëvrapojë kot pas pasojave.. Shkallëve ngjitejngadalë – ngadalë, sikur deshte tënumërojë parmakët që i dinte përmendëshme të gjitha përmasat që kishin.Shpesh dëshpërohej dhe kjo e lodhte, edërrmonte, por kurrë nuk ipej kurrë…- U ngjit më në fund në krye të shkallëve,hyri në dhomë, dhe sikur kërkontenjë kënd ku do të hidhte gazetat…- Deshte ta harrojë vargun e krimeveqë lexoi në secilën prej tyre, sikur s`deshtetë jet e vërteta ashtu siç ishte, po tëishte tjetërfare, pa kronika të zeza, që potë shkruheshin të gjitha, nuk do kishtevend për fotografitë e udhëheqësve qëmbulojnë çdo ditë faqet e para të shtypit.- Urdhëro, – i ofroi kafenë shoku pathënë asgjë më tepër… E ndolli dy – triherë dhe e lëshoi filxhanin mbi tavolinë.- He, e ngacmoi flokëkuqi, si të duketkafja!..- Të lumshin duart…- Flokëkuqi përpiqej ta disponojë, pos`dinte nga t`ia nisë, e shihte që nuk ishteaq e lehtë…- Nuk të kam parë kaq të mërzitur, – itha vetëm kaq dhe heshti…- Edhe unë njeri jam si ti, ia ktheushpejtë por me ton të butë…- Pije kafenë se mos ftohet, apo nuktë pëlqeu, dhe veç ma bëre qejfin që mosmë ngelet hatri…- Edhe njëherë të lumshin duart! A ubinde tash, – i foli më në fund me buzëqeshje…- Në ekran ishin fokusuar lojtarët ekombëtares që do të zhvillonin një ndeshjemiqësore futbolli, me njërin nga shtetetmike të vendit tonë…- Teksa po rreshtoheshin futbollistët,grupi i këngëtarëve që do të këndonte himnine ri shtetëror, priste shenjën e dirigjentit.Dhe, ja, u ngritën të gjithë në këmbë.Filloi këndimi, dhe për çudi, në tëkatër anët e stadiumit filloi fishkëllima epublikut. Në atë zhurmë të përzier, fishkëllima- himn, dhe anasjelltas, filloi, farespontanisht, të këndohet himni kombëtar;himn që kishte përcjellë mijëra e mijëradjem e vajza të shqipes nëpër fronte luftërashtë përgjakshme, dhe kishte priture përcjellë po aq mijëra të tjerë për nëbotën e amshimit…- Të dy shokët ishin ngritur në këmbëpër të nderuar tingujt shpirtëror të himnitkombëtar, pavarësisht që ishin tëmbyllur vetëm në dhomë, himni duhejnderuar në mënyrë të prerë; duhej nderuarashtu siç e nderuan ata që u kalbënburgjeve, ata që ranë në fushën e nderit,dhe gjithë ata që janë të gatshëm të bienpër te…- Situata në ekran ishte tepër emocionuese,në një anë mërmëriste pa iu ndierzëri më grupi i pushtetarëve, ndërsarreth e përqark, ushtonte gjer në qiell zërii rinisë, zëri i popullit… Përfundoi jehonae himnit dhe u ulën të dy në divanin evjetër, nga ku dukej më mirë ekrani…- E kuqo, a e pe… a e pe kush ështëpopulli që nuk flet. Populli nuk di të flasë,ai nuk e njeh gjuhën e të huajve, ai reagon,ai lëviz kur i dhemb trupi dhe shembedhe malet. Këtë varg kam dashur ta gjejta shkruaj, ta studioj, por është e pamundur.Vargu i këtyre të rinjve, që sot iathyen hundët mashtruesve të popullit,nuk futet dot në fletore, ka të tjera përmasa…- Është varg i gjatë, tha kokëkuqi…-IX– Kur erdhën dy shokët tjerë nga mësimi,ata i kishte zënë gjumi. Po flinin brinjëri tjetrit si dy fëmijë të lumtur, që pasnjë loje të gjatë, i dorëzohen ëndrrave…Edhe ata shihnin ëndrra, por ëndrra esotme ishte me ngjyra, ishte me këngë,me himnë… ishte me thirrje, me fishkëllima;ishte një ëndërr e veçantë; një ëndërrqë i mbante në gjumë të qetë, të qetësi fëmijë…- Tullaci përlau gazetat në dorë dhenisi t`i shfletojë një nga një. Nuk lexonteasgjë përveç titujve. Si i kaloi të gjitha, iudrejtua kërkuesit të vargut magjik: mungonvetëm një numër!..- Jo, tha ai, të gjitha aty i ke…- Është edhe një tjetër gazetë që tikurrë nuk e ke blerë. Botues është njëfarëmbrojtësi i gjuhëve apo dialekteve krahinore,nuk e di si e quajnë, por di që ështëduke bërë punën e djallit.- Ja pra, kjo mjafton, mjafton që dikushtë bëjë punën e djellit dhe të përkrahetnga këta burrështetas që kemi mbikokë. Fjalëve të kërkuesit të vargutmagjik iu përgjigj shpejtë tullaci: jo, tha,askush nuk është duke e përkrahur, aiështë vet kadi vet efendi…- Jo, jo, nuk është ashtu! Kur dikushi vë kazmën gjuhës shqipe, njejtshëm siçbënë pushtuesit e këtij vendi, çdo heshtjepërpara kësaj vepre kriminale është edënueshme. Dhe, ajo gazetë që ndot epërgojon mundin e dhjetëra brezave qëdhanë dhe jetën për të mbrojtur gjuhëntonë kombëtare, nuk është dosido, siçmund të themi një gazetë si të tjerat, ajoështë diç më tepër, është gjurma dhehija e zezë e shtypit të mbetur nga pushtuesite fundit…- Është një robëri shekullore morevëllezër, nuk shkulen dot të gjitha rrënjëte pushtuesve vetëm me vullnet të mirë,duhet punë, punë!.. Flokëkuqi e dinte që,kur fliste gjatë kërkuesi i vargut, kërkontenjë gotë me ujë përpara, dhe pa i kërkuaraskush që t`i shërbejë shokut, u ngritnga vendi dhe i pruri ujin përpara…- Faleminderit vëlla, faleminderit, i thady herë dhe ngriti gotën me ujë…- Fol i tha flokëkuqi, vetëm fol, se unë,jo që të mbaj me ujë, po edhe të lajë tëtërin, i tha me të qeshur…- E patë në ekranin televiziv se çka ibënë një grup të rinjësh njërit ideator tëkësaj maskarade antinjerëzore në rradhëtë parë, pastaj dhe antikombëtare. Gatisa nuk e qitën jashtë me shqelma kur tentoitë forcojë tendencën e krijimit të njëfarëdialekti të ri, si gjuhë kombëtare përnjë pjesë të kombit, thuase kombi shqiptarështë tjetër gjak e tjetër soj nga kjopjesë që pretendojnë ta shpallin si pronëprivate të tyre. Harrojnë mbeturinat e pushtuesvekriminalë, se mu kjo tokë, mukjo pjesë e Atdheut – Shqipëri, ka qenëpararoje e të gjitha kryengritjeve të përgjakshme,ka qenë bastion i pakalueshëmpër të gjithë pushtuesit historikë. Dhepadyshim, edhe so edhe nesër, edhe përherë,do të mbetet krahu, zemra dhegjaku i Shqipërisë…- Nuk bëhet lojë me shpirtin e popullit;ai di të heshtë, di të presë, por di edhetë godasë, dhe goditjet e tij janë fatale,janë të pashërueshme…- Si aq gjatë po shkon kjo punë, siaq javash po ngjitet kodrës… Po tullac,po, ndërhyri sërish kërkuesi i vargut, ketë drejtë; vërtetë ngadalë po ngjitemi kodrës,por po ngjitemi, po ecim!..- Ritmin dinamik të fjalimit të kërkuesittë vargut, e prishi shoku me nallane.Ai ecte koridorit sikur tërhiqej zvarrë.- A ke më për të numëruar, i thirri flokëkuqinga brenda…- Nuk të kuptoj, u përgjigj nga jashtë.- A ke më hapa për të numëruar? – iapërsëriti pyetjen…- E, tha, tash të mora vesh!..- Nëse more vesh, hiqi ato të shkretanga këmbët se na e lojte mendjen…- A, jo… këto nuk i shqit nga këmbëtpa plasur ti…- Si ore, ashtu thua a? – dhe u ngritme vrap të dalë në koridor për t`ia hequrme dhunë nallanet. Mirëpo, përpara setë dalë flokëkuqi në koridor, ai kishte hequrnallat dhe po hynte në dhomën e ditësme nalla në dorë…- Në derë u ndeshën ballë për ballë,dhe kur e panë shokun me nalla në dorë,ia plasën gazit të gjithë.- Ja, tha, ua bëra qejfin, po çaj amas`keni për të pirë më prej meje, atë le t`-ua bëjë kuqua tash!..- Jo, tha kuqua, këtë marrëveshjenuk e pranoj kurrë, më mirë vishi nallatdhe vëre çajin të vlojë, se sa të mëdënojshë mua të gjorin…- Skena teatrore që përsëritej shpeshnë mes tyre, u pëlqeu të gjithëve…-X– Festat po afrohen, tha tullaci si imërzitur. Nuk e di a do të mund të shkojnë shtëpi, kam shumë për të mësuar…- Po, tha, kërkuesi i vargut, duhet tëfestojmë sido që të jet. Vetëmse kur ishoh rrugët plot me lypsarë, plot me tëmjerë, më kujtohet Migjeni dhe s`di tëdalloj kohën në të cilën jetojmë… Nuk mundemtë mendoj për çfaredo feste dhetë mos më dalin përparasysh vargjet e tëmjerëve nëpër rrugët e qytetit… Nuk mundem,thjeshtë nuk më festohet… Nukmund të gëzohem përballë këtij mjerimiqë po mbulohet me të gjitha mjetet e propagandëse, megjithate, ai është aty, pranënesh, brenda nesh. Më mirë të them:jeton me ne në çdo kohë, në çdo çast..dhe ec e festo pastaj, ec e gëzohu, kurnuk e ke edhe mundësinë më të vogëlpër të ndihmuar ushtrinë e pafundtë tëvarfnjakëve…- Kërkuesi i vargut kishte ikur largëme fjalët e tij. Kishte dalë përtej kësajbote që e jetonte; kishte arrirë botën emjerë të Migjenit dhe po përpiqej në vargjete tij të gjejë një varg për vete, përnjeriun e sotshëm…- Migjeni i thosh, mos shkruaj, hiqdorë, s`ka kush e lexon, është kohë tjetër,duhet vargje tjerë, të gjallë, që grushtitë jet i fortë, vdekjeprurës…- Nga ike ore, përse heshte!.. zëri ishokut e tërhoqi në çast nga zhytja e thellënë kohë të tjera…- Ku isha?.. nuk e di, më duket sepashë Migjenin diku pranë vetes…- Je në vete?- Mos u shqetëso, bëra veç një shakatë vogël…- Mirë tha tullaci, s`ka gjë të keqenga shakatë, po më thuaj si t`ia bëjmëme punën e këtyre festave që po renditennjëra pas tjetrës…- Do festojmë pra, do festojmë…- Të festojmë?. po ti sikur the pak mëparë se s`të festohet!..- Ja ku po ta përsëris, se, nuk më festohet,por duhet të imitojmë ambientin,se ndryshe na shpallin të marrë…- Faleminderit vëllaçko, tha tullaci meadmirim. Unë për vete tha, kam shumëpër të mësuar, kështuqë, nuk më duhet,as të festoj për hatër të tjerëve, as të imitojtë gëzuarit…- Në ditë festash, tullac, e sheh mëmirë fytyrën e udhëheqësve dhe të atyrenjerëzve që janë pasuruar në kurriz tëkëtij populli. Edhe nëse ndajnë ndonjëthërrime nga pasuritë e tyre për të varfërit,atë lloj humanizmi arrogant, e bëjnë tërrethuar me kamera e gazetarë, për tëlënë përshtypjen e rrejshme të një bëmirësie.Dhe, korit të tyre duhet t`i bashkohemiedhe ne në këso rastesh, për të lënëpërshtypjen e njeriut të gëzuar…- Ke të drejtë, tha tullaci…- Të drejtë? – e ç`më duhet e drejtakur nuk mundem ta ndryshojë këtë gjendje,ç`më duhet!.. Prandaj më duhet, osemë mirë të them, na duhet vargu magjik;vargu që do godasë pa mëshirë këtë errësirëtë gjatë, e t`u hapë rrugë rrezeve tëdritës…- Tak, tak, tak, trokiti dera…- Shih kush është!..- Tullaci hapi derën dhe shtangu…nuk e njihte personin që i doli përballë…- A është këtu kërkuesi i vargut magjik?- Po, ja ku e keni, urdhëroni!..- Sa bëri hapin e parë, kërkuesi i vargutbrofi më këmbë… Ti? – nga dole kështu?Si erdhe?- Rrugës erdha, si gjithë të tjerët!..- Nuk e kuptoi në ishte ironi apo shaka,por e mori në përqafim një copë here,pastaj ia prezentoi shokun…- Ky është tullaci, njëri nga bashkëbanuesite mi… atëherë iu drejtua tullacit:kjo është Bulëza tullac, shoqja ime e vjetër…- Tullaci u gjënd i befasuar, dhe nëvend që të përshëndesë edhe njëherëshoqen sipas bon-tonit, iu drejtua shokut:nuk na ke thënë që paske një shoqe tëvjetër që ta gjetka banesën edhe në këtëzonë ku ka më shumë qen se njerëz…Lëri shakatë tullac, merr xhezven e bëjkafetë, për të tjerat flasim më vonë…- E ç`do flasim o i bekuar, flet punavet…- Bulëza, kur e pa intimitetin e tyre, upërzie në atë temë alegorike, për tì trguartullacit se edhe ajo dinte diçka përjetën e tyre shoqërore…- Shiko ti shok! bëji kafetë e mira,ndryshe mund ta përsëritësh provimin… Ierdhi keq ta thërrasë me nofkën që ikishin vënë shokët e dhomës, ndaj i thashok…- Tullaci e mori vesh nga sjellja e sajaq shoqërore, se ajo i dinte të gjitha nofkate tyre…- Unë kam emër tha, për më tepërmund të pyesësh njërin nga pagëzuesit emi që po qëndron si guhak përkrah teje.- Bulëza u hodh më këmbë duke qeshur,dhe shkoi ia rëmbeu xhezven ngadora.- Lejomë të lutem, i tha, tash jamunë e para e kësaj pune.- Tullaci aspak sè kundërshtoi, pormeqë e more këtë punë në dorë i tha,llogarit edhe dy kafe të tjera, shokët sas`kanë ardhur. Dhe vërtet, gjersa u bëkafja, flokëkuqi dhe shoku me nallane ushfaqën në derë…- Ç`u bëtë o të uruar, u foli tullaci, nambetën sytë nga dera…- Eee, u bëre verem ti, ia priti flokëkuqi.- Verem jo xhanëm po, se si më duketshtëpia kur mungojnë kalamajtë…- Shokët e posaardhur, sikur i shmangeshinhumorit të tullacit. As ata nuk ekishin parë ndonjëherë mysafiren e re,dhe kjo i bënte të ruajnë humorin.- Tullaci, mori të drejtë nga kërkuesii vargut dhe u ngrit më këmbë… Sa përdijeni tha, kjo shoqja që i bëri kafetë kaqtë lezetshme, është shoqja e vjetër dhenjëherit nusja e re e këtij guhakut… VetëmBulëza dhe kërkuesi i vargut ia dhanë tëqeshurës, ndërsa dy shokët që erdhënvonë, nuk e dinin ç`po ngjet në të vërtetëdhe, edhe kësaj here zgjodhën heshtjensi përgjigje ndaj këtij humori të përsëriturtë tullacit…- Kjo është një shoqja ime tha kërkuesii vargut, të tjerat ia lëmë kohës.- Kaq tha, sa për të çliruar dy shokëtnga një përmbajtje e pakuptimtë…- Tash, kur i morët vesh të gjitha, thatullaci, përvishjuni punës, si u kam mësuar…- Humorit tashmë iu hapën rrugët,megjithate, Bulëza i bënte paksa më tëpërmbajtur…- Në kohën që ajo po hante me dhëmbëpa vetëdije njërën gërshetë, kërkuesittë vargut që po e shihte vjedhazi, iuduk se zbuloi vargun magjik. Kështu duhettë duket, tha me vete, si kjo gërshetëe virgjër; i pastër e i thurur mirë, por jonga një dorë, ai duhet të thuret ndryshe,ndryshe… Duhet ta thurin duart e mendjevetë të gjitha kohërave, të të gjithë shekujve.Vetëm atëherë do të zgjedhimkohën dhe vendin kur dhe ku të godasim,vetëm atëherë… mendoi e mendoikërkuesi i vargut magjik…-XI– Ai, edhe kur ishte mes shokësh,edhe kur ishte vetëm, edhe kur kishte tëdashurën në krahë, gjinte kohë për të menduar.Asnjëherë nuk hiqte dorë nga bindja,se kishte një zgjidhje, kishte njëudhë për të ardhur tek ajo, vetëm se duhejpunë, duhej mund, pa u ndalur, pa ulodhur.- Një ditë, tha – të gjithë u kthyennga ai, kur të jenë formuar këto lidhje vëllazëroreqë kemi formuar ne këtu në dhomëntonë, në të gjitha universitetet ehapsirave shqiptare, nuk do të jet vështirëpër ta thurur vargun magjik.- He, ta lumsha, këtë thuaj ti, këtë…briti flokëkuqi si pa pandehmë…- Ate po them, pra, duro o i uruar,duro… siç thashë më parë, për të bindurveten se kemi bërë një punë, duhet ta urdhërojmëtë na dëshmojë se ç`punë kemibërë, jo të flejmë të kënaqur nga fjalëtqë themi, se mund të vdesim në gjumë…- Kur t`ia nisim, tha tullaci, këtzë herësi i prekur në sedër, ngaqë ishte i vetmiqë ishte kyçur me vonesë në vargun eshokëve…- Këtu, në këtë vend dhe nga vetvetja,ia priti parafolësi. Sot jemi katër, nesërduhet të gdhihemi tetë, secili nga neduhet ta gjejë një bashkëmendimtar dhenjë bashkëveprues jashtë këtyre mureve.Të jeni të bindur se shumica absolute epopullit tonë këtë mendim që kemi ne e,ka, vetëm se mungon lidhja, mungonvargu që do të lidhë botën tonë të fjeturme botën tonë të zgjuar. Domethënë, mungonlidhja mes vet ne shqiptarëve. Ebota e fjetur, sado e thellë të jet, është evdekur, është një hiç…- Duhet prekur nervin që krijon dhimbjetek secili, ashtu siç krijojnë dhimbjedhëmbët e qenit kur ngulen në mish. Prandajfalenderova qentë në një rast, prandajdua të shtohen ata, se ata nuk zgjedhinviktima, kafshojnë ate që e kanë mëafër…- Ne duhet të krijojmë një lidhje zinxhirore,ose një organizatë rinore me tëgjithë studentët dhe nxënësit e shkollavetë mesme të hapësirës kombëtare, dhedo ta kemi pastaj më lehtë për të gjunjëzuar,si udhëheqësit e vendit, ashtu edhementorët e tyre të huaj…- Mos ndoshta ky është ai vargu magjikqë kërkon zotrote?.. pyeti shoku menallana, por pyetjen e bëri plot ironi e ngacmimeshoqërore…- Tash për tash duhet të bëjmë punëtqë kemi përpara, sa për punën e vargut,do ta marrësh vesh patjetër një ditë…- Nusja sikur s`na e pëlqeu muhabetin,foli sërish flokëkuqi…- Ka të drejtë tha tullaci, por pa dashurtë bëjë shaka, harruam që jemi pesëshokë në dhomë, vazhdimisht flasimpër numrin katër. Si do të ndiheshte dikushnga ne poqese ndodhej në mesin ekatër shoqeve, dhe të mos përfillej fare.Kjo sikur s`është mes nesh, sikur ështëhije…- Unë për vete, tha flokëkuqi, veç tëndodhem mes katër shoqeve, pa le tëmos përfillem, vet prania ime në mes tëparajsës do më mjaftonte…- A i poshtër, i tha Bulëza, veç mosm`u dhëntë rasti, se ke për t`u penduarqë fole kaq mbrapsht…- E, ndaluni tek kjo pikë, tha kërkuesii vargut! Më duket se gjeta dhe germën edytë…-XII– Në anën tjetër të rrugës, pranë ferrësqë bënë ahengun qentë më parë, lozninfëmijët e lagjes… Nuk pyesnin përshi a për breshër, loznin e gëzoheshin sigjithë fëmijët e botës në prag të festavetë mëdha…- këtu tek ne, mendoi, festohet ndryshe,dikush zhytet e dalldiset në qejfe,dikush mban duart shtrirë në rrugë dhefsheh fytyrën prej kalimtarëve. Po të mundeshado t`i kisha thënë: mos e fshihfytyrën njeri i dlirë, po shih në sy çdo kalimtar,çdo përbuzës të nderit tënd…- Le të fshehin fytyrat ata që vjedhinbukën tënde,ujin tënd, ajrin tënd…- Ngrie kokën lartë, dhe shih nga tokaqë të përket, fytyrat që duhet të fshihen,që duhet të skuqen… Shih e shtrëngogrushtin, futu në rresht me botën qëtë pret që moti; qëkur ke rënë, qëkur jeshtrirë në mes të rrugës e lutesh për lëmoshë…Kërkuesi i vargut kishte filluar tërendisë mendimet, por tashmë fliste mezë, sikur të kish të gjithë të varfërit përballë,dhe sikur prisnin fjalën e tij, vargune tij magjik…- Ngrehu, tha edhe njëherë; ngrehue shikoi në sy, ata që jetën ta përbuzindhe ironishëm pranë të shkojnë! Ngrehuo nder i nëpërkëmbur, ti që me gjak këtëtokë e lave, saherë të thirri: bir ku je, birku je, ti vrap tek pushka gishtin e vure…dhe gjak të ri asaj i dhe!- Kërciti dera, por nuk e ndjeu, vazhdoitë flasë edhe më zëshëm…- Shoku me nallana u ul në një karrikepranë dritares dhe nuk tha asgjë…- Si e mbaroi fjalimin, u kthye ngashoku… Këtu qenke ti?.. s`të paskam parë,çudi…- As unë nuk të pashë në fillim, iaktheu tjetri, m`u duke si tjetër njeri, si njëi etur në shkretëtirë që kërkon ujë të mbesegjallë!..- Mbase ke të drejtë, i tha, kjo shkretëtirëqë na rrethon, na detyron të kërkojmëhisen që na takon… Dhe, ajo hise ështëe shtrenjtë, më e shtrenjtë se uji i shkretëtirës,sepse atje, në saharë, e miradhe e keqja ndahet për të gjithë njëlloj;s`ka ujë për Luanin, s`ka as për majmunin,ndërsa në këtë parajsën tonë që po ebëjnë shkretëtirë, ndodh më e çuditshmja;hanë e pijnë majmunët dhe heshtinluanët…- Dhe jo veç që heshtin, por luten estërluten nën këmbë majmunësh…- Dëgjo shok i dashur, filloi të ndërhyjëshoku me nallana, më pëlqyen krahasimetqë bëre, por kam një vërejtje, nësemë lejon…- Po, patjetër, vetëm fol…- Sa i përket luanëve, ishte çdo gjënë regull, edhe ata lëvizin ngadalë, porkur lëvizin, lëvizin siç duhet…Ndërsa krahasimi që bëre me majmunëtnuk më pëlqeu fare. Merre me mend, sikurt’u shkoje fjala në vesh majmunëve sido të reagonin me krahasimin aq të paprinciptëqë ua bëre… Majmunët, që theti, edhe pse janë majmunë, nga nëna natyrëmarrin vetëm sa u takon, domethënë,aq sa u kërkon jeta, ndërsa këtaqë i përfole ti, me pangopësinë që kanë,vetëm vampirë mund të quhen…- Kërkuesi i vargut s’deshte të qeshëse nuk i qeshej, por s’mundi të përmabahej…E, tha, po qeshim me dhimbjet tona!Dhimbje të çuditshme!..-XIII– Bulëza kishte ardhur pa gdhirë sot.Seç kishte për të thënë, akoma s`po emerrnin vesh shokët që prisnin në dhomëne gjumit. Asnjëri nuk deshte t`u pengojëtë dashuruarve, prandaj nuk dilninnga shtrati, gjoja se u flihej… Ishte ditë eDiele…- Ai kishte tretur shikimin tej prapaasaj mjegulle të dendur që mbulonte qytetine tërë gjatë dimrit dhe vetëm kur jepteshenjë pranvera, fillonte të tërhiqet përt`u përgatitur për dimrin e ardhshëm…- Sa larg i dukej pranvera, njeriut qëfliste çdo çast për te, sikur ta kishte tëdashur ate dhe jo vashën që kishte përkrahudhe priste shikimin e tij; priste veçnjë shenjë të vogël që t`i shkojë më pranë,më thellë, brenda në gji, brenda nëshpirt…- Ajo nuk fliste, ajo heshtte, siçheshtte i dashuri i saj. Mbase do të kërkontetë largohej po të mos kthehej edhepak nga ajo, njeriu që deshte, njeriu qëishte ëndërr e saj e parë…- A i sheh zogjtë në majë të plepit, iukthye më në fund Bulëzës!..- Po!..- Ç`ke kështu!..- Asgjë, u përgjigj përsëri shkurt…- Si asgjë, ti s`je mirë, nuk më dukesh…Asgjë, asgjë, e ndërpreu ajo, vetëmse…- Fol, fol, i ndihmoi ta qesë jashtë fjalënqë e përtypte që kur kishte hyrë nëatë dhomë, ku i dashuri i saj e kalontekohën më të madhe të ditës…- Duhet të ndërpresë studimet… dheplasi në vaj…- Qau e qau në gjoksin e tij gjersa ushfry…- A u qetësove, i tha ai. Tashti fol mëqartë të lutem…- Babin ma kanë larguar nga puna…- Si?.. si the moj?- Babin ma përjashtuan sepse nukpranoi të antarësohet në asnjë parti politike,dhe kaq u desht… Ti e di sa ështëprekur babi, ate edhe pushtuesit e deridjeshëme përjashtuan nga arsimi në vitete tetëdhjeta. Dhe, për ironi, edhe atëherëtë njejtën gjë ia kërkuan; të futet nëparti, ndryshe, e gjti ajo që e gjeti sot ngabashkëvuajtësit e dikurshëm…- Jo, jo, tha ai, këtë s`mund ta besej.- Thirru shokëve të vijnë, e di se janëzgjuar që moti…- Bulëza hapi derën, dhe me gjithëbrengën e madhe që kishte, u përpoq tëjet ajo e djeshmja, ajo e përhershmja Bulëzë…- Çohuni o të përgjumur, o ju që luftonime gotat e çajit mbushur; çohuni o trimatë kafesë…- Ata, edhepse i kishte prekur ajo heshtjae gjatë e tyre dhe kishin ndjerë sediçka ka ndodhur, iu përgjigjën si në korBulëzës: si urdhëron komandantja e xhezves…U ngritën, dhe pasi pastruan fytyrat,erdhën në dhomën e ditës…- Kërkuesi i vargut ua shpjedoi fill epër pe problemin e së dashurës…- Gjer këtu paska ardhur puna a?..- Po o tullac, po, gjer këtu, iu përgjigjshokut shkurt…- Këtë nuk e kam pritur tha tullaci.Kisha dëgjuar që janë lënë pas dore invalidëte luftës, që janë lënë në rrugë fëmijëte dëshmorëve, por kjo arsyetohej gjithnjëme mungesë fondesh e tjera e tjerasihariqe, por që të hidhet në rrugë njëveteran i arsimit, një njeri që e ka shkrirëjetën për këtë vend, këtë s`do ta besojakurrë po të mos kisha dëgjuar prej Bulëzësvet…- Do dëgjojshe edhe më sihariqe tëtilla, i tha flokëkuqi. Gjersa rrijmë e shajmënjëri – tjetrin se cila parti ka dalë ngalufta e cila nga ferri, pak e kemi këtë qëna punojnë, pak.- Akoma nuk e kuptojmë se nuk kaparti të dalë nga lufta, ky është mashtrimi njerëzve të paskrupull. Në luftë doli popullime bijtë e vet, nuk pati parti e organizata,nuk pati ndarje krahinore e fisnore.Dhe nëse mendon dikush se gjithë kjoqë po ndodh është një rastësi kalimtare,mashtrohet keq…- Këta mashtrues, nuk kanë hyrë nëzgjedhën e djallit sot për të nxjerrë kokënnesër. Këta , çdo ditë dhe orë, përgatitenmirë e më mirë, që një dite të afërt, tëndeshen edhe me popullin, pa u dasht, sipararendësit e tyre…- Kërkuesit të vargut i pëlqeu fjalimi ishokut, prandaj heshti pa ndërhyrë, siçbënte rëndom, kur e humbte durimin…- Flokëkuqi do vazhdonte gjatë mbase,mirëpo u hap dera pa pritur, dhe, si ipërshëndeti me mirësjellje, pa i pyetur tëzotët e konakut, u fut në dhomë pronari ishtëpisë…- Të gjithë u ngritën më këmbë për t`idhënë dorën sipas adetit. Ai u ul më pasnë krye të divanit, aty ku i bënë vend mikpritësit,dhe kërkoi ta dëgjojnë. Më falnitha, që erdha përpara kohe, por më besonise nuk kam më çka t`i kaloj këto festa,prandaj po ju lut të më falni edhe njëherënëse nuk keni mundësi, por do kisha dashurqë qiranë e këtij muaji të ma paguanimë herët. Ditë nuk caktoi, mirëpo umor vesh se ai deshte paratë dhjetë ditëpërpara afatit…- Do ta bisedojmë tha flokëkuqi, veçhalli i madh e ka shtyrë, se kurrë nuk dotë binte në dhomën tonë për këtë punë.Ka pasur raste kur ia kemi vonuar me ditëtë tëra pagesën, por asnjëherë s’e kemiparë në derë…- Më duket se u prek më tepër edhepër shkak të Bulezës, ia priti kërkuesi ivargut…- Unë do ta zgjidh këtë situatë, thashoku me nallana. Do t’i kërkoj vëllait qëkam në Zvicër, dhe e mbyllim këtë çështje…- Mirë këtë çështje do ta mbyllim, poç’ti bëjmë kësaj tjetrës se…- Edhe këtë e mbar unë mbi vete,tha përsëri shoku me nallana. A kemithënë se duhet të gjejmë nga një shok sivetja? – pooo, thanë të gjithë. E pra, unëpër shok të parë po e zgjedh Bulezën,dhe ju e dini që me shokun ndahet edhebukë e gojës. Mos e diskutoni, tha, unëdo mirrem vesh me pronarin që Bulezatë flejë me vajzat e tij, ndërsa ushqimindo ta kemi, si gjer më tashti, bashkërisht…- A më pranon për shok lufte zonjushe?- i tha duke qeshur Bulëzës. Ajo iuhodh në grykë dhe i tha plot mall dhelotë: vëllai im i tretë!..- Kërkuesi i vargut e kishte më të lehtëpër të thurur vargun magjik…-XIV– Vrenjtur qenka koha…- Po ç’kohë pret ti kuqo në këto rrethanaqë po kalojmë. Edhe diell po të jetbota, neve këtu vrenjtur do na duket…- Mbase ke të drejtë, vetëm se po tëishte ndryshe, ku do ta gjeje atë varguntënd ti…- Do të isha më i lumturi njeri i planetit,po të mos kisha ç’të them e ç’të shkruajpër këtë botë. Sigurisht që do kishtepaqe Shpirti im; paqë, për të cilën kërkojate varg të bekuar…- Ashtu u bëftë, tha me një zë lutëskuqua…- I shikon muret si kanë djersirë? -po më kujtojnë muret e burgut, kuqo…- Atje së paku kisha një paqe me veten,e dija ku gjendem dhe pse gjendematje, ndërsa këtu, jashtë birucave të burgut,as e di ku gjendem, as ku do të gjendem.- Gjithçka më është përzier në kokë,sikur nuk jam vetvetja…- Ashtu është, kuqo, ashtu, kam unëkurajë, siç ke ti dhe të gjithë të tjerët, poja, se si më erdhi…- Ndejti pak dhe vazhdoi: kurrë s’naka munguar as guximi, as dëshira për tëpunuar për këtë tokë, por na ka munguardiçka tjetër, kuqo, diçka më e rëndësishmese dy të parat, Dija; dija na ka munguar.Sa bëhet një punë nga dikush, ngrihettjetri dhe e shemb… Dhe sërish nisimnga e para. Kjo mendësi më mundon…Liria, siç e dijmë, nuk e ka të njejtënkosto tek të gjithë popujt, shumëçkamvaret nga shkalla e zhvillimit arsimor,kulturor etj.- Megjithatë, besoj se është afruarkoha, që edhe populli ynë të ketë shtetine vet të përbashkët, dhe të mos jetojëmë i ndarë në katër – pesë shtete, siç kajetuar këtu e njëqind vjetë të shkuara…- Kuqua në ndërkohë kishte mbushurxhezven me kafe. Ai e dinte që shokui tij gjatë bisedave të zgjatura, e deshtenjë kafe, më shumë se çdo gjë tjetër.- Faleminderit, i tha kërkuesi i vargut,u mësove më në fund të bëjshë kafe..- E, tallu ti, tallu, po ti s’e di që unënë çdo rast vdekjeje në fshat, kam qenëkafexhi… Dhe kam bërë kafe për qindravet, jo për një e dy…- Mund ta marrë me mend se ç’kafekanë pirë fshatarët e tu!..- More fshatarët bënin si bënin, popse s’pyet ti për ndonjë teraqi si puna jote,që detyrohej të pijë kafen që e bëjaunë.- Edhe këtë e marrë me mend. Japërse e bëj kafenë vet unë. Kafja, ngasecila dorë mund te bëhet, por nuk mundtë pihet…- Lëre pra, lëre se i pi unë të dyja.- Kuqua bënte shaka ndërsa ai përpiqejtë shpjegojë veçoritë e bërjes së kafesënga njerëz të ndryshëm…- Të bëjshë një kafe si duhet, ështësi të bëjshë një vepër arti, kuqo…- Si nuk përton o burrë i dheut të lodheshkaq shumë për punë kaq të rëndomta…- S`ka asgjë aq të rëndomtë sa tëbëhet me papërgjegjësi. Japonezët thonë,diciplina është e vetmja pasuri që nafali Zoti… Prandaj duhet të kemi kujdesqë edhe frymëmarrjen tonë mos e keqpërdorim.Njeriu që është i diciplinuar nëpunët e rëndomta, s`ka si të jet ndryshenë punët me përgjegjësi. A më kuptove…përgjegjës jemi për gjithçka ndodh rrethnesh, dhe e tërë kjo që ndodh, lidhet ngushtëme padiciplinën tonë.- Domethënë, qenkemi fajtorë do tëthuash, për të gjitha të këqiat që na kanëmbuluar…- Patjetër që jemi fajtorë. Si mund tëjemi meritorë për veprat e mira në shoqërinëtonë, ashtu edhe jemi fajtorë përdefektet e saj…- Po a ke thënë se fajtorë janë udhëheqësite vendit për këtë gjendje të padenjëqë kemi?- Sigurisht që kam thënë…- E pra?..- Me sa më kujtohet, kam thënë kështu:udhëheqësit janë përgjegjës për këtësituatë që kemi, por edhe populli mbannjë pjesë të fajit, ngaqë duron që e keqjat`i shkojë në palcë… Këtu më duket fajiështë i ndarë, secilit hakun, siç thuhej nëlashtësi…- Të mora vesh…- S`ka rëndësi në more vesh ti apojo, e rëndësishme është përgjegjësia qëkemi për këtë vend, ate s`na e shkarkondot askush, ajo është jona, jona kuqo…- Nuk e kam ditur se jam fajtor dheunë, tha kuqua. Kam menduar që jam indershëm, por tash e tutje nuk do të flekaq gjatë. Do ta ndajë kohën me pikatore,secilës pjesë do t`i jap hakun…- Askush nuk dyshon në nderin tënd,kuqo, por ja që në këtë botë ka edhe ligjeqë na bëjnë të mendojmë edhe për nderintonë ndonjëherë. Sa të ndershëm dotë ishim për shembull, nëse kësaj shtëpieku banojmë i bie zjarri dhe ne dalim esodisim nga jashtë, sepse kjo shtëpi nukështë jona…- Pa pritur përgjigjen e shokut, vazhdoi;Atdheu është shtëpi e të gjithëve kuqo,dhe kur i bie zjarri çdo pjese të tij, aiqë nuk niset për t`i dhënë ndihmë, nukmund të quhet i ndershëm…- Goja të lumtë! A të bëjë edhe nganjë kafe?..- Patjetër, tash që e mora vesh sepaske qenë kafexhiu i të vdekurve, bëmaedhe mua të gjallit një…- Gjersa shoku po bënte kafetë, ai iuafrua dritares për të pushuar pak sytë.- Natyra s`ishte edhe aq për sy nëlagjen e tyre, megjithate, atij i pëlqente…- Ishin disa plepa gjysëm të tharë nënjë djerrinë pa zot, dhe një kurorë therrashpranë rrugës, ku strehoheshin qentëe dalldisur… Shtëpitë e ndërtuara pa lejedhe pa një planimetri të përshtatshme, lininpërshtypjen e një fshati të largët, kunuk ka shkelur akoma këmba e qytetërimit…- Edhe për pamjen e kësaj lagjeje qënuk dihet as sa shtëpi ka dhe as banorëka, fajtori ka emër e mbiemër, por ç`edo, kështu është kur mendon secili përvete, që në të vërtetë do të thotë: askushs`mendon fare…- A u mërzite? Ja kafja, pije dhe folprej aty ku e lamë…- Jo tha, për herë të parë e kundërshtoishokun!.. tash më duhet pak pushimqë të flas me veten, të njejtën gjë bëjeedhe ti…-XV– Nga jashtë erdhi një si zë grindësdhe të gjithë varën kokat në dritare për tëparë ç`kishte ndodhur. Përpara ferrës, kuflinte buca e ngarkuar dhe që po përgatitejtë sjellë në jetë gjeneratën e re të qenve,ishte ndalur dhe çirrej sa mundej drejtbuces një i dehur…- Tjetri që mbante përkrahu të mosshembet, përngjante me një mumie. Fytyrae zbehtë dhe gropat e thella të syve,përveç shprehjes së akulltë, të linin përshtypjene një narkomani. Edhe zëri i tëdehurit, që të shponte veshët, ishte i ftohtë,akull.- Bënin ndonjë gjysmë hapi si të varurnë ajër dhe ktheheshin praë në pikëne zgjedhur, aty ku shihej buca e tremburmë mirë, dhe flisnin me te, herë njëri, herëtjetri…- I dehuri edhe brohoriste kohë paskohe; poshtë qeveria, poshtë mbreti, poshtëbota… unë jam mbreti, jam qeveria,nënën ja… kush më zë udhën… ndërsa idyti, që përngjante në mumie, qeshte mefjalët e shokut të tij, dhe hapte këmishënpër të treguar gjoksin, që më shumë dot`i kishte hije një pule se sa gjoksit të njënjeriu…- Eu, rënkoi flokëkuqi, këtyre u paskambetur ora diku larg, në dyzetenjishin.- Poshtë duçja, poshtë, thirrën të dyedhe njëherë, sikur deshin botën ta zgjojnë…- Jo, tha kërkuesi i vergut, ora e tyreështë e saktë. Këta janë faqja e vërtetë eshoqërisë që na servohet. Nëse heshtimsot, kjo na pret të gjithëve nesër…- Buca ishte strukuzr më thellë nënferrë, dhe herë – herë ngrinte leshrat përpjetëpër t`ua bërë me dije ngacmuesëve,se po ta teprojnë me ngacmime, do tëmarrin përgjigjen që meritojnë. Fundja,përtej pragut të vet s`ka ku shkon…- Unë, nuk pjerdh për qeveri, briti samundi sërish i dehuri. Dhe, duke dashurtë prekë prapanicën, ngaqë i kishte pantallonate shqyera, i dolën të mbathuratjashtë. Ai tjetri, që si duket përfaqësontebotën e përtejme, qeshte e gajasej, pornuk mirrte pjesë rregullisht në sharjet qëi bënte shoku i bërë xùrxull…- Ja vëllezër, kjo është pasqyrë e sëardhmes nëse heshtim. Të njejtën gjë etha dy herë kërkuesi i vargut, siç e quaninme dashuri shokët e ngushtë. Tekkëto fytyra të mjera të shfytyruara, mundtë lexojmë librat më të vëllimshëm të fatittë njeriut…- Shikoni atë kafshë në ferrë. Gjer atyku s`preket teritori që ajo e njeh për tëvetin, hesht, dhe çdo milimetër që i shkiletbrenda sovranitetit – ferrë, ajo nxjerrdhëmbët, kërcënon…- Edhe prej këtyre morëm një mësim,tha tullaci: zërin e ngriti me qëllim që tëshohë ç`reagime do vijnë nga jashtë…Asgjë, veçsa e ndërpreu kot kërkuesin evargut magjik…- Mos! Deshte të bërtasë flokëkuqi.Mor këta po e teprojnë tha, duan edhe tëurinojnë në mes të udhës…- Joooo!.. pa shihni o vëllezër se ç`pona shohin sytë! Mumia dhe i dehuri ukthyen nga njëri – tjetri, dhe pasi u puthënsi nëpër filma, vazhduan lojën me bucen…- E tash tha, nuk duroj më, dhe u nisnga dera me një tigan të madh në dorë.Ndalu kuqo, ndalu, i foli kërkuesi i vargut,ata janë në të drejtën e tyre. Kam thënëedhe më herët, se të gjitha llojet e zvetënimittë qënies njerëzore janë të garantuarame ligj. Lexoni kushtetutën që na eimponuan këta të huajt dhe do të bindeni.Këtyre shprishjeve shpirtërore dhe mendore,u është dhënë vend meritor në kushtetutë,ndërsa dëshmorët, edhepse derdhëngjakun për këtë Dhè, kanë mbeturjashtë; jashtë kushtetutës, që do të thotë,jashtëligjorë…- Kërkuesi i vargut psherëtiu thellë,dhe heshti. Ndonjëherë fliste me heshtje.Vet fytyra e tij fliste; rrudhat e parakohta,thinjët e rrallë që i zbukuronin pamjen,vetullat gjysmëlëvarur, të gjitha flisnin meheshtje, pa zhurmë, pa bujë…- Syri dhe ndjenja kanë alfabetin evet, tha si me të shpejtë flokëkuqi. Nukkam pse të lexoj ligje e kushtetuta. Këtëqë e pashë sot me sytë e mi, ma ndjenzemra se ç`kobe do të na sjellë… Si nukmenduan të poshtërit, kur u dhanë kaqliri ndjenjash këtyre të prishurve! Ky vendka dhe të tjerë njerëz të ndjeshëm, ështënjë popull i tërë që duhet të respektohet.- Ata që votuan këto ligje, nuk mendojnëdot, kuqo, mendojnë të tjerët për ta- ndërhyri tullaci. Madje ata, që ta dish ti,nuk kanë të drejtë të mendojnë, te ata funksionaljanë vetëm gishtat, vetëm gishtat.Votojnë ç`u servohet përpara, mjaftonqë të paguhet mirë… Ke të drejtë tullo…- Seç deshte të thotë kuqua, por uhap dera dhe heshti. I zoti i shtëpisë kishtetrokitur dy – tri herë, dhe në fund e kishtehapur derën…Ç`është kjo që po ngjet more djema! Aifoli më shlirshëm kur vërejti që Bulëzanuk ishte aty… Nuk më kishin parë sytë…lëre, lëre e ndërpreu kërkuesi i vargut, doshohësh edhe më. Edhe më?.. e ç`kemitjetër për të parë or bir… u përplas në njëkarrike si t`ia kishin prerë këmbët…- Nuk e di, – tha kërkuesi i vargut, porvetëm e di që e keqja nëse nuk pengohet,shtohet, rritet sa mali, dhe bëhet zonjështëpie. Për emër të Zotit, tha i zoti ishtëpisë, edhepse mosha pak më ka ikur,po u betohem se, po e deshti nevoja, jamnë gjendje të ec në një hap me ju…- Meqenëse qëlluam të gjithë në dhomë,përveç Bulëzës, dua t`ju them se poe gjej vargun, po e gjej… dhe u ngrit u afruatek dritarja. Kërkuesi i vargut nuk dëgjontemë, kishte ikur larg…-XVI– Teksa plepat tundnin krahët nga era,kërkuesi i vargut përcillte si i dehur lëvizjete tyre, dhe mundohej të gjejë, së pakunjë krahasim me luhatjen e njerëzvenga erërat e kohëve të përçudnuara…- Plepat, megjithate qëndrojnë, nuku dorëzohen erërave, edhepse gjysëm tëtharë, luftojnë me forcat e fundit…- Sa pak njerëz ka në botë që u përngjajnëkëtyre plepave të plakur, sa pak,sa pak… Mendimet i tundeshin bashkë mekrahët e plepave, sa në një anë, në anëntjetër të horizontit… Nganjëherë, vargu iplepave i dukej po aq magjik, sa ishtevargu në mendjen e tij; vargu që kërkonteta thurë dhe të lidhë botët me te…Tek shokët që ndante të mirën dhe të keqen,kishte arritur të lidhë botët e misterta,të vdekurën me të gjallën… Ishte zgjuarbota e fjetur dhe po krijohej thurja eparë e vargut të pafund që duhej të thuretpër t`i bërë ballë erërave, siç bëjnëplepat që ka përballë… Plepat, mendoi,po të ishin mbjellë nënjë asimetri si rracanjerëzore, nuk do t`i bënin ballë kaq gjatëkohëve të marra.- Ma merrë mendja, i tha vetes, se tëparët tanë që mundën të na sjellin përmesluftërash gjer tek ky fillim mileniumi,patjetër të kenë patur një bosht orientues,rreth së cilit janë sjellë sipas kërkesavetë kohës. Është dorë e tyre që mbolli këtaplepa bri njëri – tjetrit, si kod i mbeturnga përtejkoha, dhe që duhet ta deshifrojmë,për t`u bërë ballë stuhive…- Plepat e lartë gjer në qiell, gjer pranëZotit, tregojnë pjesën e shenjtë të qiellitqë na takon, ndërsa rrënjët, ato janëshenja përjetësie, janë shekujt e gjatë tëtë parëve tanë, janë varret e tyre, janëjeta jonë…- Domethënë, jashtë këtij qielli dhekësaj toke jemi të pashpirt, jemi të shuar,të shuar…- S`më duhet tjetër motiv, tha nënvete, kaq më mjafton!..-XVII– E gjeta vargun, tha!..- Vargun? – pyetën njëzëshëm të gjithë…- Po, po, e gjeta vargun që kërkoja…- Ku? – si?..- Në majat dhe në rrënjët e plepave……A i shihni plepat e mbjellë njëri -pranë tjetrit…- Po, thanë sërish njëzërit… Kureshtjapo kalonte kufijt normale, të gjithë kishinhapur sytë dhe po prisnin çudinë nga gojae kërkuesit të vargut…- Kaq afër e paskemi pasur e nuk ekemi ditur!..- Po, plepa ka gjithandej, tha kuqua,dhe kjo s`është ndonjë çudi e madhe!..- Është, kuqo, është!.. a keni vërejturse gjithandej, plepat mbillen në sërë, sitë jenë roje e ndonjë objekti të rëndësishëm…- Edhe këtë e kemi parë, foli përsërikuqua, por kësaj here në emër të të gjithëve…- Rastësi nuk ka mbi këtë Dhè.Dhe nëqoftëse këta plepa janë gjallë paskushedi sa vjetësh, s`është meritë e tyre,por e atyre që ditën t`i mbjellin sup mësup, dhe e Zotit që respektoi punën embjellësit!.. Nëse nuk keni ndonjë kundërshtim,vargu im do të ishte ky: “pa arriturtë futemi në qelizën e diturive shkencore,nuk mund të deshifrojmë kodin embarsur me fenomenë negativë”. – Pajtoheni?..Poo, thanë me po të zgjatur!..- Tash e tutje s`na duhen fjalë!..07.02.200919.02.2009BernLebit Murtishi
“pa arritur të futemi në qelizëne diturive shkencore, nuk mundtë deshifrojmë kodin e mbarsurme fenomene negative, që na izënë udhët që në hapin e parë”…

Një mendim mbi “Vargu Magjik

    download GTA tha:
    Shkurt 4, 2014 te 3:14 pm

    I loved as much as you will receive carried out right here.
    The sketch is attractive, your authored subject matter stylish.
    nonetheless, you command get bought an impatience over that you wish be
    delivering the following. unwell unquestionably come more formerly again
    since exactly the same nearly very often inside case you shield
    this increase.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s